Me peozitë e Lulzime Kryemadhi

Lulzime Kryemadhi

Në pritje

Vështrimi ka mbetur
Diku në horizont,
Pret një shenjë shprese,
Pret një rreze drite.
Të pret TY…
Nuk lodhet së prituri
Pret një letër,
Pret një fjalë.
Një fjalë të mbushur me dashuri.
I them detit të valëzuar:
Thuaji të lutem që të kthehet,
valët ikin dhe vinë prap,
por zëri i tij nuk ndjehet.
U them se për te më merr malli,
vetëm për të unë mendoj,
Por më kot…
Ditet, muajt, vitet kalojnë.
I përhumbur mbetet vështrimi
Tej në horizont
Nuk lodhet së prituri.
Të prêt Ty.
Por Ti si për çudi
Vjen si era me shi,
Dhe ikën përsëri.
Dhe unë me vështrimin e përhumburr,
përsëri në vetmi.

Muret

Ju jeni deshmitare të jetës sime,
ju jeni besnike të sekreteve të mia
Bisedoj me ju për të ëmblat kujtime
Për ato që më bën të qesh,
për ato që lot më bën të derdh.
Eh, jetë me valë të dallgëzuara!
Që vinin në breg, por të trembura iknin,
Dukej sikur thonin ne këtu jemi,
Jeta pa dallgë nuk është e bukur.
Ajo nuk është thjesht një kukullë.
Që me një të kurdisur fillon dhe kërcen
Dhe me një të kërcyer ty të gënjen.
Sa netë pa gjumë kalova me ju
Në shoqëri të mirë jam ndjerë unë
Problemet flinim me mua,
Ndihmë nga ju kërkoja,
Që të m’i largonit,
Dhe prej tyre të më shpëtonit.
Kur e qeshur hyja në shtëpi
Të parët ju e shijonit.
Dhe unë si e marrë mbështesja trupin
Hapja krahët dhe njësh bëhesha me ju.
Kjo botë hipokrite
Që të bën të vjellësh,
Të bën të bërtasësh,
Të nxjerr nga vetja
Humbet dinjiteti,
Por unë vetën kontrolloj
Me ju shpejt vi të bisedoj,
Ndërgjegjën time ta mbaj të pastër,
Larg ligësive,
Larg tradhëtive,
Larg zhgënjimeve,
Prandaj mure të dashura!
Që vetëm nuk më lat kurrë.
Ju ishit ndërgjegjja ime!
Ju ishit zeri im!

Bisedë me natyrën

Unë flas, ajo me dëgjon me mënyrën e saj.
Ajo flet, unë kënaqem dhe humbas në mrekullitë e saj.
E ulur në qilimin shumëngjyrësh
që më ka shtruar,
me detin përballë plot kaltërsi,
që humbet tej në pafundësi.
E mahnitur qendroj,
Ajo krenohet me bukuritë e saj.
Unë krenohem që më bën jetën të dua
Nuk pushojmë së kuvenduari.
Ajo më mbështjell e mrekulluar,
Më përkëdhel, më ledhaton,
Fëmijërinë e dytë përjetoj.
Dhe kështu në heshtje ne vazhdojmë,
Të dyja në paqe njëra-tjetrën e kuptojmë.