Msc.Lulzime Kryemadhi: E folmja e Peqinit dhe vendi i saj në strukturën dialektore të shqipes

Msc.Lulzime Kryemadhi

E folmja e Peqinit dhe vendi i saj në strukturën dialektore të shqipes
Pozicioni gjeografik dhe historia
Peqini është një vendbanim i lashtë ilir në bregun e djathtë të Shkumbinit të poshtëm dhe bën pjesë në
njësinë fiziko-gjeografike të Ultësirës Perëndimore dhe në aspektin rajonal gjeografik, në Rajonin
Perëndimor të vendit.Eshte qytet gati 2000 vjecar. E kaluara e lashte sidomos ajo mesjetare pasqyrohet
ne monumentet historike te qytetit ,si kalaja dhe xhamia me kullen e sahatit. Gjetjet arkeologjike
dëshmojnë për faktet se ai ka ekzistuar njëherësh me qytetet e tjera më të lashta të vendit tonë,gjë që
dëshmon dhe për një të folur me ndryshime në periudha të caktuara të jetës ekonomike-shoqërore të
banorëve të qytetit.Pozicioni gjeografik, ia jepte atij një mundësi të tillë,duke qenë i vendosur përgjatë
rrugës së vjetër të Kandavisë e më pas të asaj të Egnatias, i njohur me emrin Klaudiana (Klodiana). Ky
emër i lashtë është vendosur nga pushtuesit romakë për nder të prijësit të tyre. Gjurmet më të lashta në
rrethin e Peqinit i takojnë prehistorisë në vendin e quajtur Gallovë afër fshatit Ballagat ku është gjetur nje
sëpatë, çekan prej guri të brimuar e punuar me gurë jeshilë. Kjo sëpatë është e gjatë 1 cm dhe
tipologjikisht i takon epokës së bakrit dhe asaj të bronzit të hershëm. Në lëvizjet historike të vitit 1431
thërritet me emrin Biklenet dhe më pas Peklin. Nahija e Peqinit jepet me emrin “Nahia Markesh”. Kjo na
shtyn ta lidhim fjalën Peqin me periudha turke. Ndofta ajo e ka prejardhjen nga fjala turke Bekleyen (ai
që pret, pikë pritje). Kjo ka bërë që të kemi përdorim dhe të shumë fjalëve turke Sipas ndarjeve
administrative të sistemit turk,Peqini kondiderohej Mëdërllik(Krahinari).
Klodiana është ndër qyetet ilire që udhëtarë të ndryshëm shpeshherë e kanë identifikuar me qytetin e
Peqinit.Nga autorët antikë Klodiana përmendet si një stacion i rëndësishëm i Via Egnatias(në shekullin e
III) në intenerarin e Antonimeve ku bashkoheshin ç degëzimet e saj ,njëra nga Dyrrahu (Durrësi) dhe
tjetra nga Apollonia.Kjo rrugë është ndërtuar midis viteve 146-1ç0 p.e.s.Rruga gjatë luginës së
Shkumbinit e merr emrin Egnatia me sa duket nga qyteti Egnatia në Italinë Jugore, buzë Adriatikut i
banuar nga fisi Ilir i Japigëve,te cilët patën kapërcyer Adriatikun,por të tjerë mendojnë se kjo rrugë
mori emrin e atij që e ndërtoi, Konsullit Romak Gaiës Egnatius.
Rrethi i Peqinit shtrihet në qendër të Shqipërisë dhe përshkohet nga lumi Shkumbin, i cili e ndan atë në
dy pjesë. Peqini shtrihet ndërmjet lartësive 17 deri në 757 m mbi nivelin e detit.Rrethi i Peqinit shtrihet
midis gjerësisë gjeografike veriore 40 o  57' dhe 41 o  16' dhe gjatësisës gjeografike lindore 19 o  40' dhe
19 o  55' .Brenda këtyre kufijve Peqini ka një sipërfaqe prej 191 kmç.Peqini është një vendbanim i lashtë
ilir në bregun e djathtë të Shkumbinit të poshtëm. Gjatë mesjetës së vonë u zhvillua si qendër tregtare e
zejtare. Nga ana administrative ai bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Pothuajse,në qendër të krahinës
së Peqinit,në buzë të bregut të djathtë të lumit Shkumbin,ndodhet qyteti i vogël i Peqinit,qendër
ekonomike dhe administrative e krahinës.Në Peqin ka pas një qytet antik.Shenja të periudhës romake
janë jo vetëm ndonjë toponim latin,që gjejmë këtu, por edhe kalaja e vjetër,e cila është rindërtuar më
vonë.Populli i Peqinit është pjesmarrës aktiv në tëgjitha ngjarjet historike të vendit .Nga radhët e tij kanë
dal patriotëe lufëtare të shquar ,intelektualë e veprimtarë të përkushtuar për cështjen kombëtare në
fushat politike ,akademike kulturore e sportive si :Mustafa Gjinishi(luftëtar),Rifat Teqja ( Artist i
popullit)Dirigjent i orkestrës së operas dhe Baletit. Ferdinand Deda (Artist i merituar ) Dirigjent i parë i
Orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar. Vellezerit Hudhri ( Ferit , Bujar ) botues të

suksesshëm. Emine Gjata (soprane lirike ), Behije Cela figurë e njohur e popullit tone për rolin e Hajries
tek komedia “Prefekti”,Murat Manahasa ,padagog .njihet si shkencëtar për prodhimin e kreolinës në
vendin tonë.Ahmet Shqarri gazetar sportive, Bujar Cani lojtar i kombëtares shqiptare dhe nuk lem pas
Daniel Godellin,kampionin botëror në peshëngritje . Nga të gjithë vizitorët e huaj Peqini dhe krahina e tij
përmendet për popullin e tij bujar dhe mikpritës, për shtëpitë e kopshtet e bukura, kodrat e veshura me
ullinj e gjelbërim, si dhe fushat e gjëra pjellore që lumi Shkumbin i përshkon fund e krye
E FOLMJA E PEQINIT
E folmja e Peqinit,është një e folme gege-jugore-perëndimore pak a shumë unike, por në disa raste
afron me të folmen gege-perëndimore. Studimi për të folmen e Peqinit është hartuar në bazë të
gjurmimeve, që janë bërë në qytetin e Peqinit, dhe në krahinat përreth.Për këtë studim është kaluar në
çdo cep te Peqinit, ku janë takuar banorë të zonave të ndryshme, duke filluar nga Karina kufi me
Rrogozhinën, Cacabeza, Metallej kufi me Tiranën, deri te Gjocaj kufi me Ballagatin e Lushnjës,Bishqemi
kufi me Elbasanin,Pekishti kufi me Belshin,bisedat me të cilët kanë mundësuar për njohjen nga afër me
mënyrën e të folurit dhe të arrihet në përfundim qe e folmja e Peqinit është një e folme gege-jugore-
perëndimore dhe pse ndonjëherë kalimtare,kjo në varësi dhe të faktorit social. Rrethi i Peqinit shtrihet
në qendër të Shqipërisë dhe përshkohet nga lumi Shkumbin, i cili e ndan atë në dy pjesë, ku bie ne sy
dhe e folura e dy dialekteve. Gjatë bisedave konstatohet që poshtë lumit Shkumbin si pasojë e pozitës
gjeografike, bien në sy influenca të toskërishtes , përdorimi i zanores e-së dhe i zanores ë-së{kemba,
këmba},apo i grupit –ua-{krua,ftua],kurse në pjesën siper Shkumbinit bie ne sy dialekti i veriut,
perdorimi i a-se, apo i o-se, nona-nana}
Karakteristike është përdorimi i bashkëtingëllores grykore,nderdhembore -th- që dëgjohet rregullisht në
variantin –th-h. E folura hundore bie shumë në sy gjatë bisedave me një pjesë të banorëve të Peqinit.Të
th’ h ash,th‘ h ika,th‘ h u
Të marrësh përsipër nismën e shqyrtimin e karakteristikave gjuhësore të së folmes së një bashkësie dhe,
më pas, të pasqyrosh tiparet dhe veçantitë e saj, do të thotë në radhë të parë të jesh apo ndjehesh pjesë
e brendshme e kësaj bashkësie, duke depërtuar thellë në strukturat gjuhësore, në mendësinë e saj, në
botën e së kaluarës e të sotmes, në mendimet, vlerat, gjykimet, paragjykimet dhe, njëkohësisht, në
përditshmërinë e veprimatarisë së saj.Idiolekti,apo e folmja e cdo individi modelohet dhe formesohet më
së pari në gji të nje bashkësie të vogël Individi është porta përtej së cilës fshihen karakteristikat gjuhësore
të një kombi, krahine apo grupi social, përderisa pranohet që idiolekti është qeliza bazë e së folmes së
individit 1 ,dhe nëpërmjet shoqërizimit të tij, edhe e njësive më të larta: grupit familjar, shoqëror e deri te
pjesa më e lartë që është gjuha e krejt kombit përkatës. Sa më pranë e sa më thellë t’i shkojmë studimit të
gjuhës a ligjërimit të individit, si pjesëtar i një bashkësie të dhënë, aq më mirë do të mund të depërtojmë
edhe në vetë dialektin a gjuhën e njësisë më të madhe ku individi përfshihet. Sapo vendos të zbulosh një
“enigmë’’ të tillë, nëse do të mund t’i quanim për një moment kështu veçantitë gjuhësore të një bashkësie
të caktuar, përballesh natyrshëm me një mendim sa të çuditshëm, aq edhe real.
1.Kategorizimi i fjaleve sipas perkatesise moshore -Biseda me persona të moshave të ndryshme ka çuar
drejt një identifikimi të ndryshimeve dialektologjike në vite. Kjo nismë përbën në vetvete nje tentative
për të hedhur dritë sadopak në ndikimin e faktorit moshë, në përzgjedhjen e formave gjuhësore tek
folës të ndryshëm gjatë komunikimit të perditshëm. Këto dukuri, disa prej të cilave prekin gati të
1 Gj.Shkurtaj,J.Gjinari.Dialektologjia e gjuhës shqipe,Tiranë 2003,f.41

gjitha grupmoshat e, disa të tjera, shfaqen tipike vetëm për grupmosha të caktuara të veçorive
gjuhësore që karakterizojnë gjenerata të ndryshme, me qëllim parësor përcaktimin e veçorive tipike të
çdo grupimi, si dhe pasqyrimin nëpërmjet tyre të diferencimeve moshore, lidhur me shfaqjen dhe
praninë e dukurive gjuhesore tipike. Qëllimi i kesaj pike mbështetet në pasqyrimin e shtrirjes dhe
pëdorimit të dukurive tipike të së folmes së Peqinit në grupmosha të ndryshme, duke filluar me
grupmoshën 10-1ç vjeç, deri në grupmoshën 70-80 vjeç. Ajo që është vënë re është se mosha e tretë i
ka ruajtur tiparet e të folurës dialektore, gjë që jo në pak raste ruhen dhe në brezat e
mëposhtëm,si:1ç/dymdhit,u gdhifsh shnosh.Në moshat 70-80 vjeç bie në sy përdorimi i theksuar i th-s
grykore(the,thua,rënia e bashkëtingëllores /b/:mroje (mbroje), rrumullak(rrumbullak), menja(mendja);
ibashkëtingëllores d:ner(nder), miner(minder); zëvendësimi i bashkëtingëllores r,në veçanti ne qytet dhe
ne zonat kufi me Tiranën,me bashkëtingëlloren n:bona(bera),e gjon(e gjërë).Tek kjo moshë bie në sy dhe
përdorimi i fjalëve turke në përdorim të gjerë: dallap, sabah, aksham, kurban, muftar, resme , xhezme,
penxhere.Në grupmoshat 30-40 vjeç hasim përdorime si:omëlsin,por dhe ëmbëlsirë,shemëll,por dhe
shembull.Në moshat më të vogla hasen tendenca të një të foluri standart.
Ndryshimi i gjuhës si thjeshtëzim
Analiza është përqëndruar dukshëm në shfaqjen e tipareve dialektore të kësaj të folmeje, shtrirë në
pjesë të ndryshme të ligjëratës si dhe hedhjen dritë mbi faktin se si ka ndikuar faktori moshë në
realitetin gjuhësor të pasqyruar.Duke iu referuar kësaj teorie, në të folmen e Peqinit, gjejmë forma të
tilla të fjalëve si:(mshoju komve-vrapo,ec shpejt) mbase, (mase),mlese(mbulese),e lcume(e leshuar),
noiher(ndonjëherë),mos u t/hiq(mos u terhiq),ni(e ndjej), mrena(brenda). Kjo dukuri e asimilimit të
tingujve drejt formës më të thjeshtëzuar të fjalës,ndodh, sepse njerëzit e konsiderojnë “shumë të
mundimshme“ te shqiptojnë tingullin –d-,-b-,apo tingujt e tjerë të strukturës ndërtimore të fjalëve të
mësipërme apo edhe të shumë fjalëve të tjera. Shpeshherë keto ndryshime të formës së fjalëve janë
bërë shkak i krijimit të dukurisë së homonimisë brenda një të folmeje apo dialekti.I tillë është edhe rasti i
emrit nan(nënë) dhe nan(nëntë),emrit maj(majë) dhe foljes maj(mbaj),emrit za(Zerit) dhe foljes
za(zë),emrit daj(dajë)dhe foljes daj(ndaj);mbiemrave e ran(e rëndë)dhe e ran(e renë) në të folmen e
Peqinit, dukuri e cila , nese do t’i referohemi shqiptimit standard të këtyre fjalëve(në veçanti tek moshat
1ç-17vjec)shkon drejt mospërdorimit. Gjate studimit prania e ketyre tipareve, në pjesën më të madhe të
dukurive , shkon në raport të drejtë me moshën e informuesve. Në përgjithësi te moshat e vogla vihet
re një shkalle më e ulët e përdorimit të tipareve dialektore gjatë të folmes së tyre.Paraqitja e të dhënave
gjuhësore në pjesë të ndryshme të ligjeratës, sipas grupmoshave të hetuara tregon se, përqindja më e
madhe e pranisë së tipareve dialektore në të folmen e Peqinit, mbizotëron tek grupmosha më e vjetër e
hetuar, tipare të cilat, me uljen e moshës, vijnë duke u ulur nga njëra grupmoshë në tjetrën, duke
shfaqur, përgjithësisht, arritjet më të vogla në grupmoshën 11-1ç vjeç.Folja shkoj:mosha 50-70
vojta,moshat më të ulëta shkova;sic shihet kemi ndryshim te rrenjes
Leksiku Për disa individë elementet e marrë hua kanë konotacione të mashkullorisë ose të autenticitetit
natyral: një lloj“prestigji i anasjelltë“. Shumë pjesëtarë të klasës së ulët arrijnë vlera të ulëta tek ligjërimet
e tyre vetjake dhe shpesh, ata, ndiejnë se duhet të imitojnë klasat më të larta dhe kjo ndodh ngaqë shtresat
shoqërore më të ulëta janë të dëmtuara nga pamjaftueshmëria e gjuhës së tyre. 2 Nëse përpiqemi të

2Gj.Shkurtaj Sociolinguistike e shqipes Tiranë 2009,f.194

inçizojmë dikë,ndërsa është duke folur,do të vëmë re që ekzistojnë variante në shqiptimin e nëj foneme të
vetme,në përzgjedhjen e fjalëve dhe gramatikës.Një pamje tradicionale e ndryshimit të gjuhës, shpesh e
shprehur nga gramatikanët, është se ndryshimi i pavetëdijshëm ndodh në drejtim të thjeshtëzimit,
konceptuar si një tendencë universale drejt përdorimit të perpjekjeve sa më minimale. Madje parashikimet
i kanë karakterizuar proceset e ndryshimit si rezultat i dembelëve 3 Duke iu referuar kësaj teorie, në të
folmen e Peqinit gjejmë forma të tilla të fjaleve si :funi (fundi), mlese (mbulesë), e lcume(e lëshuar), mos
u t‘hiq (mos u tërhiq), noi (ndonjë), sun e bëj (s‘mund ta bëj), e ni (e ndjej), mrena (brenda).Kjo dukuri e
asimilimit të tingujve drejt formës më të thjeshtëzuar të fjalës, sipas kësaj pikëpamjeje ndodh sepse
njerëzit e konsiderojnë “shumë të mundimshme „ të shqiptojnë tingullin –d-, -b-, apo tingujt e tjerë të
strukturës ndërtimore të fjalëve të mësipërme apo edhe të shume fjalëve të tjera.Të gjithë folësit,
vazhdimisht, prodhojnë në mënyrë të pavëmendshme shqiptimin e thjeshtëzuar të fjalëve të
veçanta.Shpeshherë këto ndryshime të formës së fjalëve,(siç e përmendëm dhe më lart) janë bërë shkak i
krijimit të dukurisë së homonimisë brenda një të folmeje apo dialekti. I tillë është edhe rasti i emrit nan
(nënë) dhe nan (nëntë), emrit maj (majë) dhe foljes maj (mbaj), emrit za( zërit) dhe foljes za (zë), emrit
daj (dajë) dhe foljes daj (ndaj); mbiemrave e ran (e rëndë) dhe e ran (e rënë) në të folmen e Peqinit, dukuri
e cila resht së ekzistuari, nëse do t’i referohemi shqiptimit standard të këtyre fjalëve 4 .E folmja si një
variant i gjuhës dialektore dhe si degëzim më i imët i saj ekziston në një pikë të banuar të territorit të asaj
gjuhe.Dialekti peqinas nuk është shkëputur historikisht nga gjuha standarte.Megjithatë në të folmen e
Peqinit disa fjalë përdoren me një kuptim të ri që largon pak a shumë nga kuptimi i parë që ka fjala:emrat:
qok, zakon (kam njëqok për t’bo); surrat,dordolec,pjasa,çmimi(e ka pjesen me t’met);mish,berr (i mish ka
therë at natë)frym,person(sa frym bahet Shoqeti);foljet:qas,pranoj,fus në
shtëpi(s’qasimram);shtyr,kapërxej lumin(do shtyr lumin);kapërdij bukën(nuk m’shtyret);m’gjan,më
duket,më bahet,(m’gjan se erdhe vet ti m’at nat);quk, ngacmoj, nis (ta quk vet fjalën); shij, dermoj
plisin,(t’i shijm plisat);çel,nxjerr zoq sqoka(çeli qoka dhit zoq);treth(qumshtin),i marr ajkën qumshit (kto
e trethin qumshtin ene e bajn djathin eshk, po,vetëm (tokën e atij pata na gjith katuni se po un);mbiemrat:
i dashëm, i lezetshëm, i kandshëm (a ma i dashëm mjalti se pekmezi);i bukur, në Malësi ky mbiemër ka
një përdorim shumë të gjërë; përdoret me kuptimet i mirë,i shëndoshë, i fortë etj.(aj gruni doli i bukur, poi
vogël; mushka jote a e bukur, sot e pash; m’doli e bukur delja).Shumë kuptime ka edhe ndajfolja bukur (e
shiti bukur lopën, shtrejt).Leksiku i gjuhës është i pasuruar, por gjithsesi takojmë fjalë, si:groc-
vazo,katruve-shtamë,pihata-ulodha,xhifteva-e nxora(e theva)kamën,devihone-ballkon,putrrej-flas pa
pushim,trakllin-njeri llafazan.zerzele-tërmet,tërkuz–litar,qypal-gurë i madh,kryqe-shami e zbukuruar që e
mbajnë gratë në kokë,ode e miqve – dhomë e madhe më e mira nga të tjerat,korbull – fuçi prej druri,kaci –
lopatë e vogël për mbajtjen e zjarrit(hirit),vorbe – enë qeramike për zierjen e fasuleve,nime-ballkon,nahi-
pjese,hebexhe–vonë(u bë vonë),teret-thahet,harar-thes,turru–vrapo,qete-mace,qylyke-kazë,naxhake –
sopatë e vogël,magrip-enëqeramike,hava-në ajër,perxhik-njesimatëse(pëllëmbë e vogël),vjedull-
dhelpër,kaposh-gjeli,ogiç-viçi,poliç-ivogli i gomar Gjithashtu përmendim fjalë nga fusha bimore
jasemin,arbaxhik,qepujkë,pras,nenexhik.

3 Ë.Labov, Some Linguistic Principles,Socilinguistics, C.B.Poulson and Richard Tucker,U.S.A,2003,f.34 P.Trudgill,
sociolinguistic variation and change, Great Britain,2002,f.
4 M.Çeliku Vëzhgime mbi të folmen e Peqinit. Studime filologjike IV,Tirane 1965,f125