Mbremje poetike me Dorela Beçaj

Dorela Beçaj

Le ti murosim ato

Nuk mund ti lëmë të flasin,
zëri i tyre depërton brënda qenies.
Qenie manipuluese të joshjes.
Mendja perverse, dot, si ndalon mendimet.

Le të mbulohen gjer ne kyçe,
Se syri dot si perballon,
hiret plot afsh që dalin nga fustanet.
Oh dhunë ç’njerëzore e trupit,
mijëra zjarre ndezin e shuajnë.

Oh t’ua mbyllim gojën!

Zëri melodi e shpirtit, elektrizon ç’do qelizë të trupit.

Kontrollin e humb çdo instikt.

Mbulojani sytë si pasqyrë.
As lotin të mos ua shohim, pa dashur,
se dhe loti prek ndjeshmërinë,
ereksion i gjalle në çdo qelizë.

Le tua mbyllim edhe muret.
Murosini të gjalla , pa faj.
Se dhe pa folur e pa lëvizur,
Femra ndikon po njësoj.

Dhe ja… i mbyllëm, i murosëm, më si shohim e as i dëgjojmë.

E prapë, mendja punon mbrapshtë.
Në mendime qëndrojnë hirëplota.
S’paskan pasur faj aspak.
Qenia jonë ka humbur kontrollin.