Momente me poeten Halime Musa

Halime Musa

DARDANI DJEP I LIRISË

Si Shqiponja përtej horizonteve,
Me një vështrim si diell dhe dritë,
Në kokë e vura plisin e gjyshit,
Për të festuar ditën e pavarësisë.

Sot lahuten se lash pas dore,
Mbusha hapësirën plot mrekulli,
Le të festojnë zemrat hyjnore.
Në tokën e bekuar të Dardanisë.

E veshur me veshje kombëtare,
Shkova në kullën e Adem Jasharit,
Se kush jam me pyeti baci ?
Unë o bac jam Shota e maleve.

Unë jam bija Gjergj Kastriotit,
Që me shpatë mbrojti pragun e votres,
Jam e motra e shtatë shaljanve ,
Që i kallin hasmit n’saraje të Shkodrës.

Nuk mbështillem me ngjyrë tjetër,
Ngjyrat e qiellit tim rrjedh kuq e zi,
Kënga e lahutes me këndon trimëri,
Urime shqiptar në çdo cep të botës,
Dita e madhështore e pavarësisë.

Shtëpia e Vjetër

Erdha prapë te pragu i shtëpisë së vjetër,
Dera, pak e hapur,lëkundet e heshtur,
Në oxhak, zjarri ende pluskonte i ndezur,
Por nënën që më priste me krahë hapur, nuk e pashë askund.

Dola, shikova rreth e përqark në kopsht,
Nën hijen e arrave dhe mollëve poshtë.
Nga malli, lotët më rrodhën nëpër faqe,
As babain nuk e pashë atje, ku pinte kafetë.

Bilbili këndonte këngën e tij në kopsht,
Por zemra ime akull, nuk ngrohet më në shkurt.
Një furtunë më sillej shpirtit vërdallë,
Prindërit nuk frymonin ashtu si më parë, përballë.

Shetita në çdo hije, ku kalova rininë,
U ula te trungjet e thara të trëndafilave.
Mu kujtua fëmijëria ime, sa isha e lumtur,
Më zinte gjumi me këngët e bilbilave, natyrisht.

Kurbeti është një plagë, çdo ditë e ndjen,
Çdo natë, shpirti vdes pak, malli të mbyt.
Sa e sa prindër, pritën fëmijët e tyre për t’u kthyer,
Por shumë nuk i panë kurrë, dhe nga malli u mbyllën sytë.