Poezi na Natasha Lako: Te lindura ne Suedi

Natasha Lako
Te lindura ne Suedi

Mimozat e ardhura nga larg

mimozat e nje pranvere te larget
mberriten deri ne boten e mbuluar me akull,
mimozat e perndritura te nje pranvere te larget,
ne roje te qiellit te ri prane dritares,
me nje durim te pervuajtshem ,
u thane pak nga pak
nen nje drite te re debore,
te perdaluara prej kufijve te ajrit.
atje prane nje dritareje,
ku nje drite nuk e di driten tjeter.

Toke e re

Keshtu ndodh/sa here/qe s’je/atje/zhveshur prej gjitheckaje/
ne /nje/skene qe s’shfaqet,/dhe /kerkoj /te ngjitem/te zbres/pa e ditur/hapesiren/shkallet /e
vendosura/ qe jane/ larg/
ne
vend
lindje/
te shkalleve
dhe
vend
lindja
e skenes/eshte/m’u atje/ku s’je zhveshur prej gjithckaje/‘ne nje ane /qe emrin nuk ta thote/as lekuren/nudon/
je pa lak,pa gure,pa bryl,pa humnere/pa folene e zogut/qe/
blihet sa here te duash/s’ke cfare/ te luash,/me/c’te degjosh/
rreth diellit qe digjet,/pa Pitagoren,/
pa/
vend/
lindje/
te djegur, pa forme/pa njohur abstragim/hipotezen/po /qe /rrjedh/
‘ne skenen/qe s’eshte’me/
si te gjithe njerezit,qe/
vazhdojne /
te /
djegin/
plot/
ngjarje,/
pa hi.

Druaj

Druaj
Kur gerryej buzet me lipstick.

Nuk di mbi buze se cfare kam shkruar ,
Dhe nuk e di cfare kam per te shkruar.
Druaj.

Mbi buzet e grua eshte shkruar e para historia,
Te cmendet pastaj dashuria.
Druaj.

Dita pikon mbi buzet si kandil i ndezur,
Nata pikon si kandil i shuar.
Druaj.

Njeriu ulet perpara pasqyres gjithenje,
Qe dicka tw paguaje,
Druaj.

Mbi buzet e gruas do te shkruhet gjithenje e para historia,
Do te cmendet pastaj dhe vete dashuria.

Ne formen e gezhojes se hedhur gjithenje do te kete mbetur,
Edhe nje i kuqbuzesh qe do tw ketw shkruar dicka tjeter.

Mbi buzet e gruas shkruhert dhe shkruaj.
Druaj.

i kam zbathur hapat

veshet sjellin zemerimin e ferrit,
syte sjellin driten e parajses.
oret e marrezise,
brenda zemres. ngulin heshtjen

E cuditur veten pyes, se si kam qene kaq e mire,
me te gjithe kumandaret,
kumbaret,kembanat,vathet e vesheve,
gojetaret, sapun lajmetaret e te gjithe rrebesheve.

Ne koke vertiten fjalet,
si ne nje burg te vjeter.
I kam zbathur hapat
t………….

I qete po hesht,
nje sapun i pahapur,
pa shteg e pa shtepi.

Syte prej Margarite

Brenda nje dhome,si brenda nje truri te zbazet,
Nata ,mes erresires, ballin e mbeshtetet ne dritare,
dhe duar ne parvaze.
E kaltra po shuhet pertej, po tretet ne xham si ne retine,
Eshte zgjatur nata te shohe me syte prej nene.
Mua me faniten syte e Margarites,ku jane djegur gjithe qiejt,
Dhe ka mbetur vetem hiri,
Ato gropeza te thella ku mbeten lotet,e qe ngjasin aq shume,
Me parvazet e dritareve, ku mbeten pikat e shiut.

Exile

Nje nate qe nuk pushon,qe zgjatet thelle e me thelle,
Ne trupin tim kalon, si ne nje tunel.
Neper nate zemra e Stokholmi rrjedh,
Ne mendime te renda dhe te coptuara si ishuj,
Te renda,gati duke ikur drejt fundeve te zbrazet.,
atje ku te presin kafshet e mireseardhjes.

Me tej se qyteti nuk ke ku te shkosh,
Me tej gjendesh i vrare.
Pertej kufijve te jetes,
Ne vend te loteve,
Vijne renkimet e lumenjve,
Neper ngrohjen qendrore.