Caste poetike me Valbona Hadri

Valbona Hadri

Valë shpirti

Brenda vetës sime ndiej rrahje të shumta
Është zemra që rrah me nxitim
Drita që zbret nga kodrinat e ulta
Errësira që po braktis shpirtin tim.

Valët e shpirtit kërkojnë në mes territ shpëtimin.
Prandaj unë thërras emrin tënd
Se ti je i vetmi që më bën ta harroj trishtimin
Dhe mua përherë me çmend.

Mes detit lundroj të rrëmbehem nga vala.
Nuk dua të di, ku më dërgon.
Si barkë e thyer nga lundrimet e gjata
Si anije pa marinar dhe timon.

Kohë e gjatë larg teje,
ma ka rrudhur shikimin
Po prap nga e nesermja s’kam drojë
E kapur e tëra mbas fijes së shpresës
Dhe endrra, që për ty Mëmëdhe shpesh shikoj.