LULET E KURBETIT, KËNGË E PËRVAJSHME NGA SHQIPONJAT E TËRBAÇIT
LULET E KURBETIT
28 marsi është ditë dëshmie dhe kujtese në Vlorë dhe në Leçe, që do të përsëritet
çdo vit më 28 mars. Në kujtim të tragjedisë së përmbytjes së anijes shqiptare
“Katër i Radës” nga Vlora në Otranto më 28 mars 1997, në bordin e së cilës ishin
142 njerëz, midis tyre gra dhe fëmijë nga mosha 3-69 vjeç [është shkruar se ishin
120 shqiptarë, të paktën 84 humbën jetën (81), 27 vetë u zhdukën pa lënë gjurmë,
34 mbijetuan] gjatë përplasjes me anijen detare italiane Sibilla – Marina Ushtarake
Italiane në Ngushticën e Otrantos, 35 milje (56 km) nga bregu italian.
LULET E KURBETIT
Këngë lirike e përvajshme nga grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
Teksti: Albert HABAZAJ
Marrëse: Shpresa Kapo ÇELAJ
Kthyese: Liri Gaçe SHKURTAJ
Hedhëse: Vito Shiroku VERA
E mbushin: Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Flutur Nanaj, Lavdie
Goxho Xhaka dhe Hava Çelaj Muçaj
Derëbardha nënë,
me të zeza veshur,
Mban një mal të rëndë
supeve patretur.
Kan’ kaluar vite,
shekuj do të vinë,
Hedh kjo gjëmë biblike
kuje, ulërimë.
Njëzet e tet’ marsi –
shpresa jon’ skëterrë
Zëmrën keq ma plasi,
jeta m’u bë ferrë.
O Katër i Radës,
o vapor i zisë,
S’ke gojë të flasësh
ç’të kanë parë sytë.
Otranto, ç’më bëre,
mallkuar nga Zoti
Detashment i dhimbjes
mbushur rruzuj loti.
Loti lidh në heshtje
dy brigjet e detit,
Deti mban për vete
Lulet e kurbetit.
Lulet që mërgojnë
do kthehen te nëna,
Bekuar nga djelli,
bekuar nga hëna.
*) Interpretuar në polifoni labe gjatë veprimtarisë që u zhvillua të dielën e datës 28.03.2021, ora 18.00-
20.00 në Vlorë, pikërisht nga pikënisja e Katërit të Radës për në Itali më 28 mars 1997
**) Katër i Radës – Memorie migranti – Live streaming 28.03.2021 (online-video-cutter.com). Realizuar me kujdesin e
Ema Birçaj, Lecce, Itali dhe Anisa Ceno, Kraal Hotel, Vlorë.