Mbrëmje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

NË AGIMLINDJE ME TY

Orët e para të mëngjesit na gjenin zgjuar të dy
Sa shumë kishim për të thënë e treguar,
Rrëfyem halle e derte
Rrëfyem ngjarje të bukura
Shprehëm ndjenja të zjarrta….
Në agimlindjet e ftohta nuk doje t’ja dije
As për borën, erën dhe stuhinë
Në perëndimet e mbrëmjeve të zjarrta
Në kopshtin e Edenit mëkatuam të dy.
Në zemrat tona është kështjella e dashurisë
E bukur, e ēmbël, e paprekur që nuk i nënshtrohet asgjëje
Ne e dimë se dashuria êshtë burim i përhershëm dhe i pashtershëm qoftë i miqësisë apo e dashurisë
E pakrahasueshme, mbi të gjitha mrekullitë e botës.
Brishtësia e fjalës sime
Do të kujtohet edhe në malet e thepisura mbuluar prej dëbore
Imazhi im nuk do të lerë rehat në këngët magjiplotë të zogjve dhe kanarinave
Nuk është e lehtë të ikësh prej oqeanit të dashurisë
Damarët do ti mpijë ujë i ftohtë i rrymës në thellësi.