Elvira Zeneli
URREJTJE DHE DASHURI
Grindemi me shkas e pa shkas
Të them ik, e më thua ika
Ti më mban mëri e smë flet,
Fjalëve tek ecën u bërtet!
Me mua prapë afrohesh si i marrë
Ta çmend pulsin në shpirt e damar
Nuk ke ku shkon më ndjen e të ndjej
Ta njoh dhimbjen, e ti më dashuron…
Sytë e mi i takon në terrin e natës
Dorën time e vë mbi tënden
Urrejtja kthehet në dashuri,
Pa shkas përplasemi ne të dy
Më pëshpërit në vallëzim,
Ç’po na ndodh moj dreqe!
Rri tek unë, pritëm se përsëri do të vij
Refrenin e dashurisë së këngës së vjetër ma këndon
Mi përkëdhel flokët ëmbël mi ledhaton,
Pastaj i harkon gishtat mbi to siç luan në violinë
Me mua do jesh përgjithmonë,
buzët mi përflakë e mi shkrinë,
Të urrej dhe të dashuroj!
Pa ty, ah pa ty s’marr frymë, nuk jetoj…