E ejta poetike me Jana Tafilaj

Jana Tafilaj

MALLI PO MË TRETË !
Dhuratën tënde e mbajë në gji
e shtrëngojë,si të jesh ti ,
Ishte peshqeshi i fundit ky
Më s’të pash o bir me sy …
Nëpër netë të gjata dimri
me lotë nëpër sy flija ………
Me shpres se do ktheheshe përsëri
Për natë më shfaqeshe hije ti .
Larg shumë larg,syve të mi
si furtun mu largove ti …….
Si një rrufe në mes stuhisë ……
Lajmi hidhur mua ç’më mbrinë .
Biri i vetëm të është vrarë
me dy plumba mu në ballë ,
Dhe pa ndjenja rash përtokë
O Bir ,nuk dua më t’jetojë …….
Ç’e do jetën nëna o bir ……
gjumi s’më zë der në të gdhir
Mbyllë sytë, ti më del hije …
sikur nga largë ti më vije …
Ishte ëndërr e uruar…..
Nëna ska për ta harruar
Pritëm se po vijë nga pas
të jemi në përjetësi bashkë .
Të puthë nëna ty në ballë
se shumë malli më ka mar,
Të marë erë të ledhatoj ….
Pas shpirtit tim të shtrëngojë!