Gladiola Jorbus
Pas shiut
Pas shiut,
gjurmët e bulëzave mbi xham,
shkruajnë ” Sa më mungon”!
Mllefi largohet nga sytë.
Vendin e tij e zë një mall
që vjen dhe shtrihet butë.
Era resht së qeni stuhi.
Dhe bëhet psherëtimë.
Tani kërkojnë të bëhen një.
Duart që shtyheshin me zemërim.
Fjalët nuk kanë nevojë për zë,
një përqafim fshin gjithçka qe.
Pas shiut, dashuria rilind
mbi tokën që ngjiz një aromë të re.