Elvira Zeneli: Zjarri, uji dhe fytyra e njeriut

Elvira Zeneli

Zjarri, uji dhe fytyra e njeriut

Zjarri, uji dhe fytyra e njeriut u bënë miq e nuk dëshironin të ndaheshin më.
– Nëse unë humbas një ditë – tha uji, – kërkoni aty ku ka gjelbërim të dendur dhe do të më gjeni.
– Nëse do të humbas unë, – tha zjarri, – shikoni aty ku ngrihet tym dhe do të më gjeni.
– Unë po humba një herë nuk gjendem më, – tha fytyra e njeriut.

Realitetet tona ndikohen fuqishëm nga mendjet tona,mënyra se si ne e perceptojmë botën, mundësitë që përfytyrojmë dhe çfarë përjetojmë mund të krijohen të gjitha nga ajo që besojmë.
-Sociopatët janë karizmatikë.
Kur jemi në shënjestër të sociopatëve, një nga strategjitë e tyre kryesore joshëse është të na tregojnë atë që duam të dëgjojmë.
Kjo sepse ne duam ta besojmë dhe kur sociopatët na bindin t’i besojmë, ne jemi më të lehtë për t’u manipuluar.

Një marrëdhënie është një lidhje psikologjike që na bën të ndihemi të lidhur me një person tjetër.
Lidhja krijohet fillimisht përmes kënaqësisë dhe herët a vonë sociopati bën diçka për të krijuar frikë dhe ankth tek ne. Kur e kapim duke e gënjyer ai na sulmon me inat.

Ne vuajmë frikën dhe ankthin sepse shqetësohemi se po humbasim marrëdhënien.

Kushdo që ka përjetuar manipulimin e një sociopati e di se nuk është e lehtë t’u thuash “jo” atyre edhe kur kërkesa e tyre është shumë e egër.

Mendjet tona janë shumë të aftë të besojnë atë që duam të besojmë pavarësisht nga të gjitha provat për të kundërtën.
Ne jemi të programuar biologjikisht që të jemi të përgjegjshëm ndaj të tjerëve.
Sociopatët janë shumë të aftë për të përfituar nga besimet tona, dëshira jonë e natyrshme për t’u përgjigjur ose trauma jonë në mënyrë që ne të përmbushim kërkesat e tyre.