Caste poetike me Jana Tafilaj

Jana Tafilaj

HYJNESHË!

Në qiellin e kaltër të pa fund
endem si zogjtë në fluturim,
Brënda shpirtit,kënaqësia më përkund
Rrëmbehem bashkë në shtegëtim.
Nga krahët hënës,i iki dhe fluturoj
në vënd më të sigurt shtegëtoj,
E qetë dhe e lirë dua të jetoj
mbi krahët e erës dhe ajrit ku frymojë.
Në një udhëtim, krejt të largët e të qet
shohë vehten, si një yllë që ndriçon ,
Zemra dallgëzon si valët në det
Përtejë një largësie,nis malli e përvëlon
Dhe djelli si rojtar,për krahë më ngroh
dhe hëna plot zili, rri e më vështron
Në romantikën e saj do që të më ftoj
E shohë me vështrimin,që shumë më adhuron.