Liljana Ndoni
Vetëm fjalë…
Sa bukur do te ishte që fjalët që thuhen e te zinin vendë
Nga të ëmblat fjalë marroset shpirti nga dashuria që lindë
Fjalët kamë ndërtuar shtëpiza prej shpirti e fjalët u bëne lumturi,.
Më ka ndodhur që me fjalët e thëna të kamë renë në dashuri.
Nga fjalët ndjenjat shkuan në shtate qiejt e engjëjt mbeten lartë,
E nga fjalët dogjën ashtën e mbeti si flaka në kashtë…
Me ka ndodhur që fjalët më kamë djegur si lavelë e përvëluar.
Dhe heshtja më pas me ka plagosur shpirtin e lënduar.
Dashurive që më dehën marrosur me fjalë.
Me fjale i qëndisa dhimbjet si lulet çelur pas dimrit të dalë,
Të ëmblat fjalë të pëshpëritura që dalin si mjalë nga thellësia zemrës
Fjalë që të vrasin si plumbi po aq të hidhura helmë të lënë ekstazë që dalin prej gojës.
Kur hynë Dielli
Je vizatuar në një figurë të Diellit që shkëlqen dhomën time,
Dhe bëj sikur ngrohem në ëndrrat e përgjumur kur vjenë qesh e gëzon,
Janë fluturat o gjëmba nën trëndafilë që më vizitojnë në mendime,
Fati fle i përgjumur dhe dhimbja bie si skoriet në fundë të ujit qëndrojn.
Një dridhje përshkon lëkurën si një përkëdhelje që rrëshket e heshtur,
Një krah ngrihet nga diçka që është më shumë se një ëndërr e mbetur.
Perëndimeve largohet sikur sdo tia dij se me jetën është i lodhur,
Mëngjezeve më përshëndet në dritare si me një poezi e sapo shkruar.
Ndoshta ndajmë një dëshir, largësis zemra shtydhet si një sheg,
Çdo rreze është elektricitet,një zjarrë që nuk të djeg,
Pa pyetur është aty dhe di si të ngrohë brënda nën lëkurë ,
Mund ti pres gjëmbat bie shi brënda meje ,sytë e tu përsëri kanë hyrë.