Katerina Veizaj
Udhëtim drejt atdheut
Dhe rrodhën stinët mjaltëruar,
nektari i tyre vërshon argjënd
me pjalmë të kuq, shpirti mbuluar,
me gërma zjarri,i shenjti vënd
O koh e çmuar, ditë e florinjtë,
që shpirtin m’dredh si gjethja në vjeshtë,
në sofrën ku mblidhemi si çiliminjtë,
në prehër t’nēnës lule-xhenet
Si dallandysheshet, që vijn papritur,
n’fluturim-mall kërkojn fole,
un kthehem n’vëndin ku jam rritur,
midis të tjerash ,shkëlqen atdhe
Me padurim un vazhdoj udhën,
vargun dhe muzēn i lidh kurorë,
si hark ylberi portën e shpirtit,
me gëzim më pret e zemër n’dorë
Përpëlitet malli nëpër mjegull,
në gji malet heshtjen mbajn,
profum -petalesh dëndur rrin pezull
penel i erës mes reve çan
Buzëqeshjen n’buzë si lule mbirë,
që rrjedh e artë margaritarë ,
shpresën e bardhë,kur s’è ke nxirë,
o tokë dardane me mall e larë!