Nga gjyshi Albert HABAZAJ
PERLA 9 VJEÇE
3 korriku – ç’ ditë e bukur
Festë për ne me ngjyra mjalti,
Thellë në shpirt na është futur
Si dita bujare e fatit.
Perla jonë, siç ka emrin
Na ka falur mirësi,
Me ne lulet ëmbël qeshin
Fale, fale Perëndi!
Çdo ditë rritet mbesa ime
Porsi gonxhja në të gdhirë,
Fluturon në ëndërrime
Botën ta bëjë më të mirë.
Fluturon si shpend me ëndrra
Në hapësirën e kaltër,
Librat shumë ia ka ënda
Perla shkon në klasë të katërt.
Kupton e mëson më shumë,
Nga librat te biblioteka,
Kur lexon s’do aspak zhurmë
E kujtojmë ne kur vjen dreka…
Po ju s’dini tjetër gjë
Këtë verë mësoi shahun,
Loz me gjyshin pa bërë zë
Sa e sa herë më ka rrahur…
Pret 9 – vjetorin e lindjes
Më e lumtur, më e matur…,
Dhe në gjirin e familjes
Është kampione e shahut.
Edhe Ami shkon pas saj
Si një ëmbëlsirë e vogël,
Çamarroke – skaj më skaj
Lum si ajo kë ka motër!
Do të lozë shah dhe ajo
Sa herë lojën na ka prishur,
Dhe kërkon me domosdo
I duket vetja e rritur…
Kështu vjen datëlindja e Perlës
Mbushur plot me bukurira,
Floriri në prag të derës
Ëmbëlsirë mbi ëmbëlsira…
Vlorë; e enjte, 3 Qershor 2025