E diela poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli
Porta e ëndrrës
Ka ditë kur trishtimin e mbajmë në dorë
Zemra t’kurret prej dëshpërimit
Dhimbja vret minutat pa pushim
Unë të pres në portën e ëndrrës
Do të shkund si pema kur rëndohet nga frutet e saj,
Do të shkund fjalët e zemrës.
Do të dal çdo ditë buzëdetit Jon
Të ngre flamurin e shpirtit e t’përshëndes
Kur vështrimet mjegullohen në fundin e puthjes së detit me diellin
Ku ngjallet besimi i vrarë, i varrosur
Kur dhimbja e ditës nuk mban emër
Nuk di si ta quash tërmet, cunam, uragan a stuhi
Por unë kurrë nuk e shkruaj në asnjë vend dhe në asnjë letër fjalën FUND
Sepse ne e dimë se nga fundi i gjithçkaje, do të ketë Fillim….
Ti je vargu i pashkruar i më të bukurës poemē
Je refreni i lumturisë së kēngës më pērzemër
Je imagjinata, mendimi im i gdhendur dejeve në thëllësi
Me dorën time të rrëmbej
Eh, fjalë dashurie, e cigane nis më thua
Fustani im i hollë të pathënat do t’i rrëfej
Mes shkretëtirës, freski burime me ujë
Në udhët e shpirtit tënd eci pa frikë.