Blerta Tmava Veselaj
NË RAFTIN E LIBRAVE
Nga sytë më ke ikur
Por larg nuk ke shkuar
Duart e mia nuk mbajnë më
dy duart e tua.
Por zemra të ruan si një mrekulli
Pa të strukur kurrë, diku në një qoshk
E ti më kërko, se larg nuk më ke
Në rastin e librave, padyshim më gjen.
Mes titujsh e shkronjash
jam e fshehur unë.
Më kërko ngadalë, aty jam diku
Malli sa herë për mua të të marrë
Mua më gjen afër në raftin pa fjalë.
Në raftin e librave mua më kujto
Unë të ruaj në zemër dhe kjo më mjafton