Mbrëmje poetike me Vlora Rexhaj Morina

Vlora Rexhaj Morina

Diku…

Ndër buzë më rri nata
fshehur kafshon gulçimat
shpirtit idhnak

Diku…

Koleksionohet ferri
mozaik dhimbjesh
gjymtyrët e trupit tim

Diku…

Horizontalisht shtrihet qielli
nën thudra kuajsh digjet
vrapi im

Diku…

Hëna kreh flokët
në pasqyrat e botës
Në netët shekspiriane
ëndërra ka profilin e etjes

Diku…

Si kortezh takohen
aerodromet e shpresës

Atje ku mëkatohen puthjet
demonët e shirave
lëngojnë vesën e përjetësisë..