Ylfete Aliu Osmani
Zilia
Ka dite kur zili
Zogjeve me krah u kam
Per flatra te lehta
Qiellin që pershkojne
Si sodisin rete
Si bredhin lumenjve
Si ndalen ku duan
Mal, det, oqean
E mberrijne ne cdo kënd
Tuj sfidu gjith jeten
Pa ndales të vetme
Si fjala
E rrallë
Ka dite kur zili
Lisave me fletë u kam
Qindra vjet luajne me rreze e erë
Heshtazi, rrenjet, kurr pa i lekunde
Ne token e bukur shekullisht mbire
Qe s di kurr te bije
Qe s di te vdes kurr
Por di si te rritet
Te qendroj pathyer
E pa u perkulur
Me durim
Të rrallë
Ka dite kur zili
Çdo shpirt te bardhe e kam
Qe ndriçon kandil,
Fare pa e dite
Behet strehë e bukur
Fole e lumturisë
Udhetim pa mbarim
Dritë e dashurisë
Pa prit kurr pergjigje
Si mrekulli
E rrallë
E pash nje lule
E pash nje lule
Pa ferra pa gjemba
Pa asnje te metë
Si vet e persosura
E pash nje lule
Diten e gezonte
Ate qe i dha jeten
E falenderonte
E pash nje lule
Rritej pa u ndal
Gjithçka rreth e rrotull
Ishte veç e saj