Nurie Malqi Baduni
IMAZH DRITHËRUES
Ku je që dot s’po te gjej??
Imazhi yt lodron horizonteve,
E unë kukafshehti të gënjeshtërt,
Luaj me vetveten.
Një hije para e unë pas saj,
Në një korije rolet ndërrohen,
Ti pas meje fshihesh,
Unë avitem të të kap, si e marrë.
Po ti aty je…
Strukur thellësive të grivëra,
Shpirtit te etur për të të parë.
Grricesh durimit tim.
Dy e të pandarë,
Pleksur në rrjetë të pathurrur,
Mokthi më i bukur drithërues,
Indi im, membranë.