Brixhilda Dede
SHTËPIA E GJYSHES
( Të kujtosh është si të prekësh flladin që vjen nga një tjetër qiell e ta lësh të të përkëdhelë zemrën.)
Shtëpi e gjyshes lart mbi kodrinë.
Ku uji rrjedh burimit gurgulluar.
Breza të tërë lindur e ritur
shëndetshëm e fytyrzbardhëlluar.
Shtëpi e gjyshes me oborr të vogël,
por me kajsi e pemë behar.
Me një derë të madhe hapur përherë,
brenda e jashtë lyer nektar.
Shtëpi e gjyshes ka formën e zemrës,
si magnet të tërheq në brendësi.
Dritares ku folezë dallëndyshet ndërtonin,
sot vozisin pëllumba zyzinj.
Flutur krahëshkruar bën ritualin.
Na përkëdhel e largohet ngadalë.
Shtëpi e gjyshes,.
Ëmbëlsi adhuruese,.. si balsam.
Brixhilda Dede
PRELUD DASHURIE
Në fragmente gjysëm sekondëshe nuk dua të të humbas ty si vesën shiut të përhimët.
Ty që më dhuron jetë nga jeta jote e më drithëron ditët derdhur nektarin brenda trupit tim rubin.
Ku dritë agu, bëhet burim i fuqishëm rrezatimi,
shfrenuar ndjenjën me ëmbëlsi adhuruese mbi lëkurë qumështore me aromë pranvere.
Nata flirton magjishëm me një muzg të zjarrtë për ne të rilindurit e rijetuar, shkruar emblemën e artë.
Pa ty, pa balsamin tënd ,
I humburi i botës së përtejme jam!