Emine S. HOTI Cikël me poezi

Emine S. HOTI

Cikël me poezi

Bij shqipesh gjer në pafundësi

S`ka ndarje mes nesh,
një gjak kemi, jug dhe veri,
lindëm nga një nënë,
e lashta dhe krenaria jonë, Iliri.

Atdheu është një,
baba, gjyshërit e stërgjyshërit tanë,
ishin ilirë, dardanë, arbër,
gjaku vazhdon, jemi shqiptar.

Ne ishim, jemi e do të mbesim,
kemi një gjak, një traditë, një flamur,
jemi shqiptar, një racë shumë e bukur,
jemi një fis e një gjuhë, kemi një kulturë.

Jemi ne sot,
Vazhdim dhe në ardhmëri,
kështu do të jemi ne shqiptarët,
bij shqipesh gjer në pafundësi.

Dëshiroj!

Sa dëshiroj, bijtë tanë të bëhen të ditur,
me dinjitet trojet tona të mbrojnë,
të bëhen të mençur edhe të fortë,
të bëhen NJË dhe trojet t`i bashkojnë.

Do të jenë ata brezi heroik,
që do të bëjnë ëndrrat tona realitet,
por dhe ëndrrat e të parëve fisnikë,
që atdheu të jetë i bashkuar për jetë!

Atdheu

Kudo që shkoj,
këtu ku jam,
gjithnjë me vete ,
atdheun e kam.

Atdheu më jep besim,
atdheu më mban gjallë,
atdheu është vatani im,
për të kam dashuri dhe mall.

Të bashkuar

Jemi vëllezër e motra
të ecim me këmbë në tokë,
kemi një gjak dhe një gjuhë,
të bashkuar, askush s`na ndan dot…

Mall

Zgjohem në mesin e natës,
shkruaj për ty atdhe, kam mall,
dua të shoh të lulëzuar, lule që s`vyshket,
dua të shoh pa derte dhe pa asnjë hall.

Hëna më shoqëron në terrin e natës,
ditë ma bën natën me rrezet e saj,
më thotë: shkruaj se, ja, po e shoh
Dardaninë tënde, edhe ajo ka mall!