Jana Tafilaj
PËRSHËNDETJE! BUZËQESH!
Buzëqesh o femër, buzëqesh
nga mëngjesi deri në mbrëmje,
Dhimbjen brënda mos e mbaj
Mos e vra hiç atë mëndje.
Buzëqesh, aq sa forcë të kesh
shpirtin tënd mos e pllakos
Ti je ëngjull, je mbretëresh
kush t’gjykon ,veten rëndon .
Buzëqesh o e mira grua
duke mbushur dhe ujë në krua,
Buzëqesh, lodhjen se ndjen
Lumturin aty e gjen .
Buzëqesh o bekuara e zotit
pa ty s’ka kuptim kjo botë,
Kush qetësinë ta prish ty
E lëntë zoti pa mënd e sy!