Dorela Sheme Beçaj
Njeriut tim
Shume herë netët e vetmisë
më kanë shoqëruar,
e po aq herë lotët e mërzisë
Shumë herë zemra është robëruar,
Prej dhimbjes , prej largësisë.
Po aq herë jastëkëve jam strukur
Kam bërtitur e kam sharë.
Netëve të vetmuara të dhimbjes
Trup e zemër vrarë.
E kur lindi dielli im plot shkëlqim
Po aq herë të kërkova të vish.
Telefonatave të munguara a të cunguara,
Gëzimin e shpirtit doja t’ma dish.
Ah njeriu im i zemrës,
Ah njeriu im i gjakut e i shpirtit,
Pritja e lodhshme u bë për mua,
Pritjes më barrë nuk ju bëra.
Vazhdova rrugën time me trazira.
Plot trazira si të tjerë,- do t’thuash ti.
Po ç’më duhet mua me të tjerë,
Kur në çdo trazirë më duheshe ti.
Harruar për ty ish zemra ime
Munguar ish përqafim i dashur,
Në ditë të hidhura a gezimi
Më mbeti lot i vetmisë varur.
Mërzitesh, ndoherë të mungoj.
Më kerkon më shpesh ti tani.
Zemra mungesën se harroi
Mundohem të vij…dhe nuk vij.
Të dua e të perqafoj prej së largu,
Të dua e mendja më rri.
Por ti nëse mundesh, falma së paku
Prej vitesh më mungoi e jotja dashuri.
Mërzitesh, ndoherë të mungoj.
Vetmia ime kurrë nuk të vrau.
Netëve të lodhura më s’vajtoj.
Vetmia të vret edhe ty, më së paku.
Mundohem të vi…. Dhe nuk vi.