Elvira Zeneli
Vetëm për një çast
Nuk kam kohë për tē humbur,
Nuk kam kohë për të vrarë;
Në shtratin e jetës vorbullohet tani
lumi njerëzor,
Valë – valë…
Dua të jetoj
tani
Qoftë dhe mbi gjethe
mbi valë lumi,
Qoftë dhe si një pilivesë
për një çast
Veçse të jem
e lumtur!