Caste poetike me Erinda Medolli

Erinda Medolli

KUSH GRATË I QUAJTI PRONA?

Kush gratë i quajti prona,
si tokë për të lëruar?
Si plaçkë pa zë e pa të drejta
veç për t’u komanduar?

Kush i vendosi kufij në shpirt,
e fjalën ia lidhi me zinxhirë?
E trupin që lind jetë,e uli në çmimin,
E dha badjava si mall fare të lirë?

Kush i mësoi të heshtinin,
kur duhej të ulërinin?
Kush i tha të qeshnin
kur shpirtrat i qanin,
e dhimbjet t’i gëlltitnin?

Jo, gruaja s’është pronë,
është zjarr, është jetë, është tokë,
është fjalë e pathënë ende,
është frymë që s’mbytet dot.

S’është gur që hidhet,
as send për të zotëruar,
është burim force e shprese,
që s’duhet më nënshtruar.

Kush gratë i quajti prona,
harroi se toka s’mund të zihet,
se zemra kur s’të do,
as nga frika s’mund të lidhet.

Mos e quaj më pronë një grua,
ajo është vetëvetja, është e lirë,
është zëri që ngrihet më në fund,
si stuhi që përmbys çdo padrejtësi të vjetër e të ndyrë.