Mbrëmje poetike me Gjelina Maçi Keçi

Gjelina Maçi Keçi

ËNDRRA E BASHKIMIT

Flamuri kuq e zi thërret
Mbet në Besëlidhje të Gjergjit,
E loton në duar të engjëjve të Prekazit
Në amshim!

Nga dhembja e trungut të copëtuar
I lashtë sa bota e heshtjes së harruar
E humb nëpër lojëra, shah-mat!

Në dritë të rreme të Europës
Shuhen ëndrra e kujtime,
Në dhe të Teutës e Pirros
Plasaritet toka

Mallit të trojeve të shqipes!
Si buçetat nё njё shportё,
Zërave tanë harruar ngjatjetohet
Pranvera jonё me një portë

Shtohet gravura e dëshirave
Në hapje të kaskadës së ikjeve
Në atdhe të lirisë!

Mos qoftë Titaniku modern
Një ditë do të kthehen me dëshirën,
Brenda mureve të shpirtit
Tek thirrja e rrënjëve besoj!

Në krahë të nënës që të vijnë një ditë
Sa më shpejt me tretur mallin e shekujve,
Ëndrrës së bashkimit për t’ia parë sytë!