Mbremje poetike me Marjeta Shatro Rrapaj

Marjeta Shatro Rrapaj

KUR TË KEM IKUR…

Në mesditë…
Nëse ndien pulsim të kapakëve të syve
Mos u shqetëso!

Është puthja e shpirtit tim
Që të ruan nga diku…

Sa herë ndihesh i lodhur
Shih thërrmijat e dritës

E humb mendjen pas tyre
Janë buzëqeshjet tona të grimcuara

Jam rrotull teje

Mos qaj, mos u drithëro
Të pres përtej horizontit
Atje ku dielli nuk perëndon kurrë…