Caste poetike me LAURETA MALAJ

LAURETA MALAJ

Ta dish ti moj nëna ime

Kam shumë vite nëna ime,
në kurbet unë jam larguar.
Dhe më shumë të jetës time,
unë këtu i kam kaluar.
Si kanë ikur kaq shumë vite,
dhe u tretën nëpër botë.
Edhe malli për vendlindjen,
ngeli gjallë dhe u bë lot.
Ta dish ti moj nëna ime,
se zemra po qanë me lotë.
Kur shikoj rrugët e botës
dhe me lule mbushur plot.
Me gjakun e djemve tanë,
që morën rrugën për më mirë.
Nuk e dinim se kjo rrugë
do të ishte errësirë.
Dy – tre fjalë moj nëna ime,
unë nga larg po t’i dërgoj.
Se kurbeti është i rëndë
dhe e di kush e jetoj.