Emine S. HOTI
Jetoj në Norvegji, në zemër kam Drenicën!
Pranvera si çdo vit, çel pemët përreth,
marrë shportën në dorë edhe fruta mbledh.
Ja këto mollë, të pjekura e të bukura janë,
me lëngë e vitamina dhe plot nektar kanë.
Kështu kam vepruar në Drenicën time,
kur vilja mollë e ftonj pranë shtëpisë sime.
Tani kam shtëpi edhe në Norvegji,
këtu po rrit filiza të Kosovës – Arbëri.
Jam atdhetare, në zemër kam Drenicën,
është vendlindja ime, ku lindëm dhe u rritëm.
Atje kam kujtime dhe shpirtin kam atje,
Norvegjia më tha: Mirë se erdhe, Emine!
Jetoj sot këtu, me vajza, djem, mbesa e nipër,
jetoj në Norvegji, në zemër kam Drenicën!