Caste poetike me Manushaqe Toromani

Manushaqe Toromani

SE TI E DI

Nëse marrë frymë e kjo nuk është falë teje
Dije se kësaj nuk i thonë jetë i dashur
Po po,
Jeta ime,fryma ime je vetëm ti.
Sa herë hap dritaren e prek rrezen e parë të mëngjezit
seç ndiej një drithërimë,një boshllëk që ditën më zbraz.
Dhe ti e di çdo të thotë një ditë e pa jetuar,
një ditë më pak.
Sa herë vjen vjeshta,e ikin shtatoret,
Seç më mblidhet në grykë një si lak
Dhe ti e di mirë ç’do të thotë një stinë e pa jetuar,
Një stinë më pak.
Do të ikin kështu ditë,muaj e stinë me radhë
Vite të tëra do lëmë pas.
Dhe ti e di sa e shkurt është jeta
Pa ty edhe më pak.