Brixhilda Dede
ËSHTË VJESHTË
,..diku rrugës, njoha vjeshtën!
Ngrohtësi e gjetheve të rëna qetësisht më preku telat e zemrës kthyer në melodi ,
ashtu si kërcimi i gjethes ajrit.
Buzëqeshjen ja njoha në perëndimet më të bukura në shkëlqim ari.
Kur muzgu shpërndante pluhurin magjik kuptova se nata është e thurur nga mendime.
Aty ku ëndrrat marrin formën e njeriut që do e të mungon.
Mundet nuk janë të gjitha përsosmëri, por i dua sepse janë të vërteta.
Sa e vërtetë është dhe fryma e gjallë kur prekën ajrin e kthehet përsëri tek ty!
Ndihej,.. se jam dhurata më e bukur në këtë histori!



