Arta Tagani
I njejti agim
Ì njëjti agim ,si vite me parë
Kur ndër shkallët è oborreve
uleshin për mëngjesin e shtruar vonë
Mbi dyshemet e sapo lara ,rrusht pikonte mjalt
sikur engjejt dërgonin lot
për ditën e filluar mbrapsht
Shikon detin,një copëz të tij
nga një kornizë tjegullash
ku kullojnë shirat e ngrohtë
I paqtë…
nderkohë zogjtë përgatiten për shtegëtim
me nxitime krahash dhe cicërima plot ankth.
I njëjti agim,i njëjti det
të njëjtat fille
mbushen me zogj shtegetar
Procesion i c’do vjeshte
i pa shkruar gjekund,i pafirmosur nga askush
Vulosur!
Si shikimi i babait,kur fliste pa fjale
Rikthime pa kthim
Psheretimat ndjekin hapat
hapat ndjekin psherëtimat
në mëngjeset e pa zgjim
Pemët e nusëruara ndjekin rrugët
Rrugët ndjekin veten
në rikthimet e pa kthim
Buzëqeshja e qiellit
Mjafton të ngrihem në maj të gishtave
që të t’këpus, të t’fus në xhep
Kaq i madh trishtimi yt sa…,
xhepi im nuk të nxë
Je kaq e zbehtë ,sa të shtyj
nuk shtyj dot qiellin ,
të shtyj ty, të rrokullis
horizontal duhet të rrish!
Qeshu!
Dhe ti qeshesh,qeshesh hënë
Si të t’marrë ,të t’fus në xhep?!
Ciltërsi e qeshjes tënde
përshkon qiejt e shpirtit tim
dhe ul shputat, qesh bashkë me ty
dhe ulem në tëndin cep
ku askush nuk më sheh
peshkoj yjet e gjithësisë
për ti lëshuar prap sërish
Si të t’lë,vetëm të rrish?!
Kompas
180 gradë det
nga sipër cative me tjegulla të kuqe
të papërfunduara ende
180 gradë siluet e butë kodrash
nga ku lind dielli
Nëntëmbëdhjetë orë lekurë,
nën bizhamë te roztë
E gjitha kjo nën 360 gradë qiell
Prap pa fjalë
Një zbehtësi
një lot i kripur,i pa parë
një kaltërsi
fytyrë e zbehtë që humbet në thellësi
Pasqyrohet,
pa bër zë dhe pa fjalë
për një mall aq të rrallë
të burimit qe s’ish mё…
dhe largohet dalngadalë
Prap rikthehet ,prap pa fjalë, prap me mall
për një nënëz dhe për një bab
per një det dhe për një hënë
për lulëzën erëmirë ,
per një varkë të ciflosur
per një pulëbardhte që kthehet qetë
në perëndim të dembelosur