Bashkim Saliasi
DHIMITËR XHUVANI “SHPIRTIN NUK E SHES”
Përjetime nga leximi librit të autorit Dhimitër Xhuvani “Shpirtin nuk e shes”
Shkrimtari Dhimitër Xhuvani me romanin e tij me titull, “Shpirtin nuk e shes”, i ka dhuruar lexuesit një thesar të vërtetë nga jeta e emigrantit, të cilën e ka përshkruar me një frymë realiste, aktuale me kohën që po e përjetojmë.
Personazhi kryesor i romanit Ajdën Oglly, një njeri i arsimuar detyrohet që për shkak të kushteve të vështira në vendin e tij, ku nuk ka mundësi të mbledh aq të ardhura që të blej një copë tokë, ku të mbjellë misër, grurë dhe të rris disa dele largohet me shpresë në kurbet
dhe mendon se do gjejë parajsën. Ajdën robëtohet dhe shkon nga shteti në shtet për 12-13 vjet rresht dhe provon të gjitha llojet e punëve, por në asnjë rast nuk nënshtrohet. Në minierë nuk pranon të bëhet spiun dhe përjashtohet nga puna.
Si njeri i arsimuar dhe edukuar mundohet që të jetoj me djersën e ballit dhe vihet përballë provash të njëpasnjëshme dhe asnjë herë nuk bie pre e nënshtrimit, por ruan të pastër figurën e njeriut të sinqertë që pranon dhe vdekjen, por nuk nënshtrohet para shantazheve që i bëhen nga punëdhënsit. Shantazhi që i bënë zoti Shulc, e irritonë Ajdënin. Ai e provokon duke i thënë se ju ballkanasit, “bota ju mban për sherrxhinj”, por unë kam mendimin se ju jeni të zgjuar.
Shprehja që përdor zoti Shulc; – “Besoj se më kupton zoti Ajdën”, qëllimin e kishte që ky të hiqte dorë nga fjalimet dhe të bëhej spiun.
Sarkazma dhe metafora që përdor autori romanit Dhimitër Xhuvani nxjerr në pah karakterin e Ajdënit, i cili nuk pranoi propozimin e zotit Shulc. Mos u bëj naiv zoti Ajdën. Fatkeqësia e tjetrit, jotja në këtë rast, nuk them se është lumturia ime, por ama, një njeriu praktik nuk i lejohet që mos e shfrytëzojë, aq më tepër kur ti do fitosh.
Ajdën gjen forca dhe e kundërshton zotin Shulc edhe përse e dinte se çfarë e priste. Sa aktuale janë sot këto fenomene ndër shqiptarë të cilët emigruan në vende të ndryshme të Europës dhe kudo nëpër botë. Ky fenomen ndodhi dhe me njerëzit e arsimur në universitetet tona të cilët braktisën punën dhe profesionin dhe u detyruan që të bëjnë lloj-lloj punësh vetë që të shkollojnë dhe arsimojnë fëmijët e tyre në vendet ku emigruan. Fjalët që lexoj më tingëllojnë në vesh si çekan dhe tani për përjetimet që kalova në vitet e para pas viteve ’90 kur së bashku me dy kolegët e mi emigrova në greqinë fqinje të cilën e kam përshkruar në librin tim, “Ne ishim pesë shokë”, në kapitullin “Divrsantë në kohët
moderne”. Pronari ynë grek u mundua të na përçaj dhe atë që nuk e gjeti midis nesh e gjeti te minoritarët që punonin bashkë me ne, por në dallim nga ne shqiptarët pronari grek i paguante dhe u jepte ushqehesh më mirë se në shqiptarët.
Kam përjetuar një skenë në burgun e Patrës ku policët grek nuk pyesnin për ne shqiptarët nëse kishim apo jo pasaport, por na trajtuan si skllevër dhe na kthyen në Kakavi duke mos na lejuar gjatë rrugës të blinim ushqim apo uji.
Një djal dymbdhjetëvjeçar që shërbente si përkthyes policinë e Patrës për ne shqiptarët që nuk dinim greqisht, u bë shkak që njërin nga emigrantët ta rrihnin keqas policët grekë se i tha djalit përse spiunon shqiptarët. Djali u ankua te polici dhe ai u hakmor te emigrant duke
e goditur me shkop gome disa herë… Vdekja e Isujit u jep forcë dhe mobilizon të gjithë minatorët si vendas dhe emigrant që të shprehin ndjenjën e solidaritetit duke u bashkuar të gjithë punëtorët pavarsishtë se ishin të kombsive të ndryshme dhe nuk flisnin të njëjtën gjuhë, të grumbullohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Autori na përshkruan një realitet të hidhur të jetës së emigrantëve. Ai poshtrohet dhe qëndron më posht se një qen, i cili nderohet duke ngrën ushqime më të zgjedhura dhe të varroset në varreza madhshtore duke i përgatitur një përmendore.
Për emigrantin nuk ka as vend për tu varrosur. Ajdën bashkë me Ramën e çojnë Isujnë në Strugë dhe nëna e tij e prek me fjalët prekse; –
Të paktën e kam këtu, rrofshi që ma sollët djalin…. Etj. Në kthim Rama ngul këmbë që të
kthehen në shtëpinë e tij, ku ai aty gjen nënën e vdekur.
Ramë Rugova e braktis kurbetin dhe qëndron pranë familjes.
Zonja Majer e ka strehuar zotin Oglly në apartamentin e saj dhe ndjek nga afër veprimtarinë e tij edhe pse në fillim sillet ashpër me të, mbas denoncimit ajo bëhet tjetër njeri. E respekton Ajdënin dhe nuk i merr as paratë e hotelit.
Autori Dhimitër Xhvani duket se e ka jetuar vet jetën e emigrantit. Ai me mjeshtëri personifikon Ajdënin si një ndër emigrantët që shërben si kavje për profesor doktor Kristjan Holbergun dhe më në fund braktis punën si shërbëtor i qenit të tij, por nuk di se emri i tij
tashmë është përfshirë ndër personazhet e studimit. Në këtë rast zoti Ajdën tregon krenarin e ballkanasit dhe karakterin e fort të tij që pranon të rrijë pa bukë, por nuk i nënshtrohet këtij pseudoprofesori. Autori nëpërmjet përshkrimeve që bënë në këtë roman na sjell jetën e vështirë të emigrantëve dhe vuajtjet që heqin në dhera të huaj.
Ka raste që emigrantët bëhen pre e jetës së shthurur dhe harrojnë përse kanë shkuar larg familjes duke ndryshuar emrin dhe kombësinë sikundër ndodhte me fqinjin tonë greqinë, që i detyronte shqiptarët të ndërronin emrin dhe nuk i lejonin në ambjente kolektive të flisnin
gjuhën shqipe. Kanë kaluar 31 vite dhe tani që po hedh në letër këto përjetime pas leximit të romanit të autorit Dhimitër Xhyvani në kasollen ku pronari mbyllte dhitë dhe delet flinte një patrioti im.
Në një cep të kasolles ai kish shtruar disa karton në tokë dhe përdorur për mbuloj një batanije.
Në takimin e parë që pata me pronarin grek dhe bisedën që zhvillova me të, pasi pranoi të strehohesha në pronën e tij, në kasollen me dy dhoma, (Aputhiqe), që e përdorte për nevojat e veta, ju luta që të nxirrte jashtë delet, dhitë dhe macet me kotelet e vogla dhe unë
me punën time do e ktheja në një bujtin. Pranoj… Ram dakort që të dy palët dhe të dielën nga mëngjesi në mbrëmje punova gjithë ditën dhe
e ktheva në ambjent të përshtatshëm për banim duke nxjerr jashtë çdo gjë të tepërt me përjashtim të tre frigoriferve. Në mbrëmje kur u kthye djali shqiptar u çudit me punën e bërë nga ana ime, kurse pronari më falenderoi dhe u ul bashkë me ne për kafe që unë e kisha
marr bashkë me ushqimet e tjera. Atë natë u ktheva në bazën ku qëndroja më parë dhe kur u largova ju luta pronarit të më ndihmonte për të më blerë një krevat, dyshek dhe batanije me shpenzimet e mija. Ai pranoi. Nga gardhi që rrethonte ullinjtë hoqi dy systa dhe i solli brenda. Dua dhe dyshek dhe batanije, – i thash. Në rregull, – tha…
Në mbrëmje kur u ktheva nga puna pronari “banesës” kishte sjell dyshekun dhe batanijen për mua, kurse patrioti im u rregullua me disa batanije për shtroje sepse pas një jave u largua për në Shqipëri.
Vendin e tij e zuri nipi im që kur mbriti aty e gjeti krevatin të kompletuar me dyshek dhe batanije. Likuiduam pronarin dhe mbetëm miq deri në fund që unë u largova për mos shkuar më në greqi në fund të gushtit, të vitit 1994.
Çdo mëngjes vinin në vendin ku rrija unë dy miq të pronarit. Ditën e parë që hynë brenda më gjetën duke përgatitur kafen e mëngjesit dhe pasi më përshëndetën dhe më përgëzuan me fjalët; të lumshin duartë, pranuan të pinin kafe bashkë me pronarin tim dhe djalin
shqiptar. Pronari që na liroj aputhiqen çdo pasdite pinte kafen me ne dhe në bisedë e sipër pasi kishte ikur djali shqiptar, ai u shpreh: – Duken njerëzit e arsimuar dhe të kulturuar, jo si
“Jani”, që flinte si ushtar në tokë siç kam fjetur unë, gjatë luftës së dytë botrore. Autori Dhimitër Xhuvani ndërthur ndjenjat e pastra të Ajdënit për Hertën edhe pse ai mori vesh se ajo punonte si prostitutë dhe vazhdonte studimet për avokati, ai nuk hoqi dorë nga
ndjenja e simpatisë për të.
Ndershmëria e Ajdënit tregon se ai shpreh virtytin e njerëzillëkut dhe krenarinë e tij për të qënë në radhë të parë njeri dhe jo kafshë. Ajdën arrinë të zbulojë nëpërmjet Miki Sou, se ku ndodhet Herta dhe aty për aty gjenë shtëpinë vet. Ai habitet, por edhe impresionohet me
zbulimin që bënë për ëngjlli e tij të reklamës, e cila punonte si prostitute dhe quhej Xhozepina Baniki.
Nuk e paragjykon Xhyzepinën edhe pas takimit…
Më në fund ky mësues i histori-gjeografisë e kupton se jeta nuk mund të bëhet në emigracion, por në vendlindjen e tij dhe braktis kurbetin dhe kthehet në atdhe ku rinis jetën e zakonshme me kolegët dhe nxënësit.
Nëpërmjet leximit të këtij libri arrijmë në konkluzion se jeta e emigrantit është e diktuar nga rrethana dhe kushte misterioze. Ai është i detyruar të bëjë çdo lloj pune. Të uli kokën dhe mos kundërshtoj për padrejtësitë që i bëhen. Mbreti i të gjithave është …Heshtja…
Tiranë 20/10/2025