Kumrie Shala
DARDANI, ZEMRA IME
Heu Dardani, ç’të humbën namin,
bijtë e tu t’shtjerrën zanin,
me prona, me kodrina,
me male, qetina,
me burra n’këmishë e klina.
Dardani, ma qave zemrën,
sa herë emrin ta ngatërroj,
s’e njeh as qeni, t’zojnë,
matrapazët po i shpallin heronj.
Kush po i prin bashkimit kombëtar?
Disa faqezinjë me ksul të bardhë,
po pagëzojnë pëllumba të zinj,
sa në kishë, sa në xhami.
Amanetin e Bacës harrum,
“Kambët e bashkume” u tranun.
Fluturoni, o pëllumba të bardhë,
ta bashkojmë kombin shqiptar.
Heu Dardani, t’u plaste pika,
po helmon djem e çika.
Me pagëzime po marrin malin,
t’i bashkohen “Ismail Qemajlit”.
Edhe njëherë flamurin ngrisim,
me shpendkeqe e korba të zinj,
ta bashkojmë t’madhën Shqipni.
Fluturo, pëllumb, nëpër Shqipni,
se n’Dardani s’ke ku rri.
Puplat tuja dredha-dredha,
dalngadalë po del pranvera.
Trojet shqipe, ngritnu n’kambë,
mos lejoni të na helmojnë!
Veç kështu mundem me thanë:
“Bac, u kry – në katër anë!”



