Mbremje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

Sekreti yt

Dëshira nxiton ,
si dritë që kërkon hije.
Si hënë e fshehur pas reve.
Si muzgu i mëngjesit që shkëlqen mbi tokë,
Si vesë mëngjesi mbi petalet e luleve.

Heshtja jote rrjedh,
një verë pa emër
në kupën e natës.

Flaka s’e di çfarë digjet,
por unë digjem në frymë që s’thuhet.
Gjuhë pa fjalë,
peshë e ëmbël që s’mund të mbahet.

Ja hëna e artë, e vetmuar,
që derdh dritë me shkëlqim.
Heshtje… një tingull kitare,
më mbush plot me dashurinë.

Dhe unë, vajza e zjarreve në ballkon,
që digjem pa tym,
e flas me hënën midis dritës së syve,
dhe ëndrrës së palexuar,
që digjet si letër në fjalën e parë.

Kam frikë nga qetësia,
ajo që vjen para shpërthimit,
nga sekreti yt që më dha i fshehti fat,
nga një det që s’mund të mbytet,
sepse s’ka breg.