Razie Hoxha
ZAMBAKU
O zambak i bardhë!
Në vetmi pse tretesh!?
Shiko sa je vyshkur,
e je zverdhur gjethesh!
Ja, shiko në fushë.
Shumë lule të tjera,
aty kanë mbirë plot!
Por, asnjëra syrin,
ty s’ta mbushka dot!
O zambak i bukur!
O zambak i d’lirë
Gjeje,gjeje lulen,
lulen më të mirë!
Por, ti rri i heshtur,
mes erës i mpirë!
Eh, kjo lulja jote!
Ende s’paska mbirë!



