Sokol Demaku: KU TOKA PUNOHET, ZGJATË SIGURINË E MBIJETESËS

Sokol Demaku

Një punë e palodhur e shkrimtarit dhe autoritt ë njohur të monografive kushtuar Shalës së Bajgorës është kurorëzua për herën e dytë me mjaft sukses me botimin e radhës së Xheladin Shabani-Dedia me titull ”Dedia cerdhe e trimërisë”, e cila pa ca kohesh ka dalur nga shtypi në botim të Redaksisë së revistes Dituria nga Borås i Suedisë e shtupurë në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë.

KU TOKA PUNOHET, ZGJATË SIGURINË E MBIJETESËS

Një libër k unë menyrë kronologjike autori na jep pamje mjaft interesante të fshatrave të Shalës në periudha të ndryshme historike e deri ne ditët e sotme, me një përshkrim të thjeshtë por të kuptueshëm në mënyrë që cdo lexues të ketë mundësin ta thithë atë histori mjaft bujare por edhe të dhimshme ndër kohe të banëreve të këtyre anëve.

Autori si duket e them unë bëhet pak subjektiv dhe anon cdo here nga fshati Dedi ndoshta pse vetë është i lindur në këtë fshat malor me shumë histori të njohura por deri me sot ndoishta edhe të panjohura por të cilat kanë lënë shnejë ne jetën ebanorëve të Dedise por jo vetëm.

Me një mjeshtri prej nderthuersi të mendimeve fantastike autori fillon me përshkrimin e Shalës me një veshtrim interesant te atij relievi me atë natyrë të bukur dhe ato pamje fantastike të atij regjioni në Veriun e Kosovës e ku ne mes atyre maleve të Shalës së bajgores shtrihet i feshurë ne mes natyre edhe Dedia sic ai thotë ”një copëz e lashtë toke e shkruar në gjurmët e kohës që nga viti 1400 i erës sonë”.

Një përshkrim real dhe me plotëkuptim mbi prejardhjen e fhatit dhe banorëve të vet fshatit Dedi, ardhjen dhe vendosjes e kater vëllezerve në keto troje e që scili kishte zgjur vet vendin se ku do vendosnin qatin e tyre. Deda një burrë i parë i kishte vu syrin që sterhen e tij ta vendoste në nje breg të egër por të bukur qe me tej u quajt me ermin e tij Dedi.

Një përshkrim ideal i vet fshatit Dedi por edhe pararoje që i qendrojnë përreth Dedis si: Zabërgja, Nagjera, Vllahia, Ofcara, Zjaqa, Batahir ia shtojnë bukurin edhe më kësaj treve fantastike të Kosovës.

Dedia një vendbanim malor i rrethuar me bukurit natyrore shtrihet diku në veriun e largët të Kosovës atje ku toka preket nga qielli, ne mes gjelbrimi të egër, shkurreve dghe klisavet ë gjata që të duket në të parë se prekin retë e në anën tjetërt në shpatijet e pjerrta të gjlberat shtrihen kullotat me bar të njom. Sa cudi në secilën lugin të Shalës së Bajgorës gjendet nga një burim me ujë të kthjellt si kristali, uji i cili rrjedhë në heshtje dhe kësaj natyre fantastike i jep jetë në të katër stinët e vitit. Një klimë kontinentale zotëron në këtë anë me dimra me borë dhe klimë të ashpër e me pranverë të hershme ku lulet ia shtojnë hijeshin duke qelurë edhe ne guroret e shpatije e vendit dhe të asaj toke jo pjellore qe thash gurore por me një bujari ku cdo fshatari i jep dashuri për punen qe benë.

Vizitori i cili mësynë këto anë do kaloj ato shtigje rrugore të ngushta të cilat banorët i kanë krujia me shkeljet me kembet  e tyre ndero kohë.

Historia na ka tregua se këto troje asnjehere nuk u përkulen dhe se pushtuesit as që patën guximin tua mësuejnë këtyre trojeve, sepse burrëria e bajgorasëve dhe dediasëve ishte më e fortë se vet bjeshka.

Në menyrë kronologjike autori do na përshkruaj historinë e Shalës së Vajgorës por edhe të vet fshatit të lindjes së tij Dedi. Duke fillua nga fundi i shekullit të XIX me luftën epergjakshme të Celës pran Nishit të sotëm ku mbeti i vrare trimi Hasan dedia ku atje u ngritë kulla e Celës e ndertuar nga 952 kafka të të rëneve në këtë luftë. Duke vazhdua me Pranverën e përgjakshme të viti 1903 me Kryengritjen e Bajgorës, atë të vitit 1912, 1918, periudhën e Errësirës monarkike tåe vitit 1918-1941, Luftën e dytë botërore e ku atuorti do ndalet me shumë në lozën apo rrtënjët e historisë së Familjes Dedia, k unë menyrë kronologjike do nxjerrë lozën e familjes Dedia deri ne ditët e sotme. Do përshkruan për mrekulli furtunatë nëpër të cilat ka kalua kjo famlije dhe qendresen heroike të bijëve të saj. Cdo herë do na dalin në ball para pushtuesit trimat dedian dhe shaljan të cilët me qendren e tyre do zbrapsin pa mëshirë sunduesit dhe zaptuesit e huaja të tokava arbnore dhe kështu dedia por edhe Bajroda do ken një histori të lavdishme.

Edhe rapsodi popullor ne kohë u knedoj ketyre trimavet ë Shalës së Bajgores, e unë ketu do zë ne gojë vetem nje prej tyre qe edhe autori e permend ne kete mongrafi e ky eshte Nak Berisha për të cilin  janë kendua këngë por janë thure edhe vardhe dhe tregime për trimerin dhe heroizmin e tij. Autori për mrekulloi ben pershkrimine  ngjarjeve historike të cila si duket deri vonë kishin gelur nen huijen e mjegulles që egzistonte por ja tani shohin drite4n dhe lexuesi ka mundesi te njihet me keto hitori.

Autori dio ndalert edhe ne zhvillimin kulturor dhe arsimor të Dedise por edhe te vet Shales së bajgores e cila edhe ne kete drejtim ka dhen kontribut të madhe ne arsim dhe kultur të vendit.

Vend me rendesi nxënë ngjarjet që pasojnë pas vitit 1981 ku edhe Shala  e Bajgorës por edhe vet Dedia janë aktive dhe të kyqura në to, për nje jetë me të mirë, për të drejta të plota të poipullates shqiptare. E punë të madhe në keto vite te turbullta sipas autorit kanë bërë shaljanet në kohen e grevave të minatorëve të Trepces e kjo ishte ndihmes e madhe edhe në drejtim të pavaresisee se Kosvës.

Pas gjithë këtyre vuajtjeve, mundimeve, keqtrajtimeve edhe humanzimi nderkombetar nuk do mjungoj për shaljanet por edhe dediasit si dhe minatoret e Trepces cka kjo teme ze vend meritor në mongrafi.

Dedia poor edhe vetë Shala e Bajgorës ishin qendra e UCK, për organzimin e liuftes për clirim  nga pushtuesi serb dhe me shume sukses nen organzimin e shljaneve u kundershtua regjimi Miloshevian dhe sunduesi u shporr nga trojet shljane.

Autor ne fun te librit thotë : ”Fshati dei nuk është vetëm një vendbanim, është një histori e gjallë e qëndresës, solidaritetit dhe dashurisë për lirinë. Cdo histori personale, cdo betejë dhe cdo ndihmë e dhënë, ka vu themelet e lirisë dhe ka lënë një trashegimi të pacmuar për brezat që vijnë, ta ndërtojnë dhe ta begatojnë ardhmërinë.”