Elvira Zeneli : Vajza “problematike” e shkollës tonë!

Elvira Zeneli
Vajza “problematike” e shkollës tonë!
Kishte mbi tre muaj që kishte filluar shkolla. Atë ditë më erdhi në drejtori mësuesja e klasës së tretë fillore, e cila dukej gjithë nerva. Me shumë mirësjellje e pyeta si ishte dhe çfarë halli kishte.
Megjithëse e mërzitur ajo mu përgjigj me një ton të butë, me të cilin mundohej të fshihte zemërimin: ”Kam një nxënëse të padurueshme në klasë, sjelljet e saj janë si provokuese, jonormale dhe ma ka sjellë në majë të hundës.”
Pasi e dēgjova me qetësi deri në fund, e pyeta:”Cili është problemi i saj?”
Mësuesja:”Sa herë që bisedon më nxënësit e tjerë, u afrohet shumë pranë fytyrës, gjē e cila i mërzit fēmijët me këtë veprim. Edhe kur flet me mua, e nhëjta gjë më afrohet pranë fytyrës. I kam kërkuar, disa herë, që të ruajë një distancë mes saj dhe personave të tjerë, por pa asnjë lloj rezultati.”
Ela ishte një nxënëse e re në shkollēn tonë. E ardhur nga një qytet i vogël verior, familja e saj ishte vendosur nê kryeqytet.
I them mësueses të ma sjellë në zyrë dhe ajo erdhi. Fola me të për disa minuta. Mu duk një vajzë shumë e dashur, e zgjuar dhe sikur kishte një shqetësim të madh në shpirt, të cilin mundohej ta fshihte, e të mos e tregonte. Në fillim të bisedës nuk tregoi asnjë interes, por pasi i zgjata një libër të bukur, u afrua me ndrojtje pranë meje dhe më preku në fytyrë, buzëqeshi dhe u largua.
Atë çast e ndjeva se duhej të flisja me prindërit e saj, sepse kishte diçka që nuk shkonte me këtë lloj sjellje. Mënyra se si komunikonte me bashkëmoshatarët e saj dhe me mësuesen, ishte provokuese dhe e papërshtatshme.
Më rrinte mendja tek takimi që kisha të nesërmen me prindërit e saj.
Erdhi momenti, isha bërë gati të pres prindërit e saj, teksa me mendje bluaja skenarë nga më të ndryshmit. Ajo vajzë mund të ishte pjesë e njê dhune nê familje të prindërve të saj.
Prindërit mund ta mohonin këtë, por kjo s’do të kalonte lehtë. Duke pritur në zyrë më vinin mendime nga më të ndryshmet, në çast trokiti dera dhe u duk babai i nxënëses së klasês sê tretë, e cila ishte bërë problematike.
U përshëndetēm dhe në fytyrë dukej i shqetësuar që ishte thirrur nga unë. Për krahu e mbante e shoqja, nëna e nxënëses. Në atë çast, erdhi me vrap drejt të atit nxënësja jonë dhe iu hodh në krahë, duke i prekur fytyrën dhe flokët, njëlloj siç bënte me bashkëmoshatarët e saj dhe mësuesen.
Duke e parë në fytyrë, babai e pyeti bijën:”Përse na ka thirrur drejtoresha bijë?”
Ajo iu përgjigj pafajësisht:”Nuk e di,” u afrua pranë babait, si për tu ndjerë edhe më e sigurt.
Duke mu drejtuar mua, i ati më pyeti:”Cili është problemi i vajzës zonja drejtoreshë? Unë vërtet jam i verbër dhe nuk e shoh me sy vajzën time, por me zemër dhe mendje ndjek çdo lëvizje të sjellje të saj.”
Në ato çaste kuptova gjithçka, u sigurova që nxënësja komunikonte me bashkëmoshatarët e saj, njëlloj siç komunikonte me të atin që kushte të verbër, kuptova që ajo e kishte marrë dashurinë nga duart e babait, nga prekjet e tij plot dashuri e dhembshuri.
Me një zemër të rënduar nga ndjesia e fajit dhe me një gjuhë që belbëzoi para se të flasë, iu përgjigja: ”Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar zotëri. Vajza juaj është shumë e zgjuar, e veçantë dhe e dalluar. Doja të prezantoheshim edhe me ju si prindër sepse jeni shkaku i botës së saj të pasur.”
Pasi prindërit u larguan të kënaqur, mu desh pak kohë të merrja veten. Sa herë na ndodh që ti gjykojmë njerëzit nga ajo që shohim, pa ditur asgjë nga jeta e tyre e përditshme. Jeta nuk i ka ardhur askujt siç e ka dashur. Të bëjmë kujdes me sjelljet tona, sepse padashur mund të bëhemi pjesë e një gjykimi dhe padrejtësie.