Arjana Gaba
Të pi pak për çupën
Ç’më kujtove verën,
E blerta hardhi,
Puthje nxehtën çupë,
Me dy kupa gji..
Ç’më kujtove erën,
Kur I shkonte nën bluzë,
Kur ja merrja puthjen,
Oh nga ato buze.
E blerta hardhi,
Po të pres rakinë,
Të pi pak për çupën,
Dhe për dashurinë.
Do të pi me këngë,
Si ç’kam bërë çdo mot,
Çupë flokëzeza,
S’të harrova dot.
Si mund të marrë frymë një grua?!
Si mund të marrë frymë një grua,
Kur mëngjeseve diell s’ka parë,
Kur shirat i kanë rënë në shpirt si përrua,
Dhe rrugët me lot i ka larë?!
Si mund të marrë frymë një grua,
Kur erërat e përplasën në çdo stinë,
Nga asnjë përqafim nuk u zgjua,
Por këtë shumë pak e dinë.
Si mund të marrë fryme një grua,
Nëse ja trazon lirinë,
Kur nga sytë ziliqar u dënua,
Vetëm se deshi dashurunë?!
Me mijëra herë mund ta nënshtrosh,
Mbi trup ti veshësh ca njolla faj,
Atë prap ke dëshirë ta vështrosh,
Të mbijetosh është dhunti e saj.
Unë dhe muza
Unë luaj me muzën si një fëmijë,
Ajo syrin ma shkel, e më bëhet flutur,
Herë më fshihet e më shkon larg
E herë më bën të lumtur.
Ne shkuan bashkë dhe kemi pirë,
Aty ku pinë ujë shtojzavallet,
Ne kemi rendur fushave me grurë,
Aty ku vajzat hidhnin vallet,
Dhe sa herë lot ne kemi fshirë,
Nga syri I nënës I pafjetur,
Rrudhat e ballit kemi puthur,
Dhe shpirtin e saj të mekur.
Kemi kënduar bashkë me ënjgjëj,
Foshnjës që ta vëmë në gjumë,
As unë as muza s’kemi fjetur,
Për një ninullë më shumë.
Pa kemi shkuar jemi lutur,
Për një të thyer dashuri,
Dhe zemrën djalit kemi zburur,
Pushuam erë e shi.
Dhe muza ime prap se prap,
Su lodh aspak nga unë
Ajo më do që ti shkoj pas,
Por unë dhe ca më shumë.
Nuk di kush është më i lumtur 
Nuk e di kush është më i lumtur ,
Qeshje të shtirura shikon nëpër buzë,
Shpirtëra të lodhur duke u lutur,
Mëndje hutuar dhe konfuzë.
Tani ç’mallemi në distancë,
Mes ekranesh të qelqtë e të ftohtë,
Zhveshur ndjenjash gjithmonë më të t’kurrur,
Sikur të jemi rrobotë.
Dëshirat s’i kemi më të thjeshta,
Paraja na ka si lodra në duar,
Ne jemi sëmurë e nuk nxjerrim zë,
Ne jemi të gjithë për t’u shtruar.
Kjo jete e vrazhdë që ndërron lëkurë,
Dita ditës akoma më gri,
Çdo dhimbje në kohë na mbeti frakturë,
Trishtim që sjell vetëm shi.
				
				


