Kumrie Avdyl Shala
MOS MË LËNDO
Moti s’të kam parë të frikësuar,
as të hallakatur e të tmerruar
veç atëherë,
kur luteshim në heshtje,
me gotën e rakisë në dorë,
në emër t’xhaxhit
e të partisë së vjetër.
Ishe përgatit me të shara,
t’i shkruash në qitap,
vargje t’i lidhje rresht më rresht,
për pesë lekë të më shisje,
Sepse ndiqje rrjedhën e prrockave
për t’u zënë në grackë engjëjt.
Rreth e përqark e bëre hasha,
përbive fjalë të mëdha;
lotët rrëshqitnin ngadalë,
nëpër dhëmbë belbëzoje,
e fjala të dilte pa dashje.
Nga buzët e dridhura shpërthenin zëra,
si foshnje kur qajnë në gjumë.
Shi binte me rrëmbim,
freskonte zemrën e përmallshme,
dhe mes murmurimash fjalët u bashkuan,
deri sa mbeti një zë që thoshte:
“Hej, prapë do të takohemi,
se unë të dua shumë.



