Elvira Zenel
Moment filozofik
Kam mësuar më shumë nga parealizimet e mia, sesa nga fitoret. Sepse nuk ka mundësi që t’i realizosh të gjitha në maksimum. Por, duhet të mos biesh në depresion krijues, duhet të gjesh forcat e të ringrihesh”, për tê ecur mê tej.
“Më kushton shumë t’iu mbush mendjen njerëzve që bukuria fizike nuk është virtyt apo difekt.
Këto gjëra më kushtojnë më shumë se sa të pranoj që nuk e kam të nevojshme shoqërinë e tyre. Unë mund të jetoj edhe pa opinionet e tyre, pasi në fund të fundit, opinionet janë si emrat tanë, të gjithë e kemi nga një emër, madje nga dy !! , edhe atë të pagëzimit”
Pavarësisht nga kjo jam si njê magnet i cili tërheq të tjerê pranë vetes , por vetmia nuk më shqetëson, madje kam nevoje për të, e kam miken time të dashur, me tê cilën ndaj çdo gjë.
Prej vitesh e marr jetën ashtu si më vjen, jetoj ditê pas dite duke bërë plane të shkurtra.
E konsideroj veten nomad, ndihem mirë kudo, po kështu jam po aq e lidhur me njerêzit dhe ç’ka më rrethon , sa dhe nuk jam.
Ndaj kur diçka nuk shkon, kur zbrazësia e shpirtit tim vjen si rezultat i mediokritetit apo xhelozisë së tyre , preferoj të largohem pa shpjeguar, pa kthyer kokën prapa, pa mendim, pasi e di qê kjo êshtë gjëja më e mirë që mund të më ndodhë në atë moment.
Për më tepër, të nis t’iu mbush mendjen njerëzve, që unë jam më e mirë se sa ata mendojnë , apo që zgjedhjet e mia janë të drejta, për mua kjo êshtë njësoj sikur të filloja të dyshoja në zgjedhjet e mia.
Kjo jo sepse jam tej mase e sigurt në vetvete, por sepse unê s’jam njê objekt i cili duhet të shndrij gjithnjë, ti ke nevojë të lodhesh , tê ndryshkesh, të tkurresh dhe të thyhesh, që më pas , të shëndrij përsëri.
Unë kam nevojë për të gjitha këto që të ekzistoj”.



