Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus

Ziej ëndrra

Grua!
Ty mëngjeset të gjejnë
si flutur krahëshkruar.
Ditën e nis duke larë porcelane,
me mbishkrimin “ëndërr e kulluar”.

Mbi tenxhere e tiganë ziejnë idetë,
përzihen kujtime, ndjesi, dëshira.
Mendimet e tua piqen ngadalë,
si bukët e bardha, erëmira.

Ti del nga kuzhina,
me shpirtin e ngopur.
Se ëndrrat e tua
i mbrujte me zjarr.

Gratë si ti nuk marrin leje.
Por dëgjojnë zemrën,
bëjnë hapin e parë.

Çdo pikëz uji, çdo copëz brumë
është një përçapje drejt botës,
një shkallë drejt lirisë.

Ti grua e gjallë,
je drita e tokës.
Dhe nëse të quajnë,
veç nëna e shtëpisë.