Me vargjet e poetës Mirela Lipo

Mirela Lipo

VJESHTA E TRETE.!

Gjethet e Rralla te mbetura mbi dege,
nga era te shkundura nje nga nje ,
koha kalon si nje melodi e brishtë,
mes kujtimesh që s’kthehen me .
Era prek gjethet e mallit,
Si nje pershendetje qe le hijen e saj ,
në çdo fletë ka një fjalë te lene
malli ,
Zemra ende e kupton dhe e ndjen.
Në prag të dritares shoh motin e brishte.
si nje ndjenje braktisje që endet ngadalë,
në to pasqyrohet qetesi e një stine ,
ku shpirti pushon,i qete me ndjenjen e saj.
Dikur vjeshta më gjeti te re,
me ëndrra, ngjyra dhe dashuri,
tani ajo më flet për paqe e ndjesi ,
për pranimin e çdo ndryshimi në sy.
Vjeshta e tretë s’është fundi saj,
por qetësia pas stuhisë,
është buzëqeshja që mbetet brenda nesh,
kur jeta flet me gjuhën e pjekurise…