Migel Flor
Trekëndëshi i Bermudës
Kërthiza e asaj,
është pika më magjike e dashurisë.
Lum ai burrë që di të sillet me të.
Ajo bën magjinë e vet:
prej saj gruaja lidh nënën me fëmijën,
por edhe botën e jashtme me atë të brendshmen.
Dhe ti, burrë, ndalesh
në parkun e pranverës së trupit të saj,
duke kërkuar të hysh brenda,
të depërtosh thellë
dhe të udhëtosh drejt oazit
ku shuhet etja që të dha pirja e gjinjve.
Guri i unazës së belit,
pircingu natyral i trupit.
Kërthiza është kordoni i jetës,
zinxhiri i artë i tejshmërisë,
syri magjik i gjithësisë,
vorbulla e ndjenjës më të fshehtë
që të merr e të “mbyt”,
të zhyt në një botë të panjohur
ku harron realen
dhe jeton ëndrrën.
Vetëm ajo bën magjinë.
Kërthiza është misteri i Bermudës:
Bermuda është trekëndëshi i gjirit,
çfarë hyn atje, përthithet e humbet,
qoftë aeroplan,
qoftë anije,
qoftë shpirt që guxon.
Kërthiza është një stacion hapësinor
ku burri ndalon për të eksploruar
të paeksplorueshmen.
Aty, pasi falet, zbret
në qendrën e tokës
ku rrjedh magma e shkrirë.
I dashur…
Puthma burimin e jetës,
e jetë më jep!



