Me vargjet e poetës Lulzime Kryemadh

Lulzime Kryemadhi
Pranverë në vjeshtë
Një e lule e vogël mes morisë së gjetheve,
bukuri e rrallë që sfidon kohen…
Ulem pranë saj, e prek ngadalë,
e ledhatoj, e falënderoj
që shpirtin ma ndriçon.
Duke biseduar me të  në heshtje,
si me një mikeshë të vjetër,
dua t’i them botës me zë:
Unë lulëzoj në çdo stinë.
Mes brengës, mes trishtimit, mes vetmisë unë jam aty.
Jam aty t’i them njeriut të lodhur:
mos u trishto,
jeta është e bukur në çdo kohë,
plot ngjyra, jo bardh e zi.
Unë mbijetova,
në vjeshtë lulëzova;
ndodh edhe në dimër, mes borës së bardhë,
të shkruhet shpresa me varg, qe nje filiz të shpërthejë, një zemër të hapet,
që pranvera ta finalizojë
dhe ta kthejë vendin plot jetë, plot dritë,
plot të vërteta që rriten si sytha.
Dhe unë do të jem aty,
në çdo mëngjes që nis i heshtur,
në çdo natë që kërkon paqe,
për të kujtuar se shpresa,
edhe kur duket e vogël,
është gjithmonë e mjaftueshme
të ndezë një pranverë të re.