E shtuna poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli
Hije që digjen
Në errësirë,
zëri yt më thërret lehtë,
si një pëshpëritje e brishtë
që koha s’e zë.
Hapat e tu afrohen,
dhe nata bëhet dritë,
ndezur pa flakë,
pa shpërthim zjarri.
Prekja jote ,
një hije që ndriçon,
një ngrohtësi që më mbështjell
si agim i heshtur.
Fryma jote
më hap dyer të fshehta,
ato që vetëm nata
i ruan me kujdes.
Si muzgu humbas ngadalë,
e tretem në puthjet e tua,
si një ëndërr e pastër
në duart e Erosit.
Në hijen tënde
shkëlqen dëshira ime,
si një flakë e qetë
që ngjitet drejt Olimp-it…