Elvira Zeneli
Pas tyre – Simfoni e Zërave
Poezitë fluturuan në diellin e pasditës,
të çliruara nga brengat, drejt qiellit të pafund.
I përshëndes me lot të blertë,
dritën e brendshme ndez në heshtje.
Ylli më i largët mbante vesh,
kur takohen dy poetë, dy zëra larg.
Pas shekujsh u poqën dhe krijuan simfoni,
shkundi përgjumjen dhe nisi iso mbi det.
Deti i madh heshti; dy zëra kumbonin.
Brigjet ngrinë pa frymë, një lule hapej me ditën.
Kënga e lashtë mbante vesh yllin e largët,
dhe fshatrat arbëreshe dëgjonin pagjumë.
Harku i zërave përflakte hapësirat,
përsëri, përsëri – deti, qielli, fjalët.
Dy zëra ndërthuren, iso e pafund,
dhe çdo faqe dridhet me muzikën e tyre.



