Migel Flor
Venoze
Sy të shkelur nga shputat e mia,
jo prej nxitimit,
por nga pesha e mendimit.
Jo të prishur nga koha,
por nga pesha që mbart ngarkesën e durimit.
Nën to, venat e jetës fryhen,
kthehen përmbys në gri të errët,
si kujtesë që s’di ku të rrjedhë.
Një lodhje që s’ka orë,
por ka emra të pathënë,
Në letër të çjerrët.
Si lulet që çelin mes ferrës,
ndjenjat lindin të frikësuara,
me bebëza të pasigurta ndaj dritës së re.
Bukuria gjithmonë del nga dhimbja
pa kërkuar leje nga ne.
Çdo shikim ishte një pyetje,
çdo fjalë një përgjigje e vonuar.
Dhe kuptova:
parqet nuk lodhen nga ecja,
por nga pesha që njeriu shpërthen mbi to.
Për të mos u dëgjuar.
E pastaj….
Gjurmë që s’i mban dora
Nisim udhën pa barrë në pëllëmbë,
vetëm me frymën që na u fal pa pyetur.
Rrugës mbledhim pasqyra të rreme,
duke besuar se pasuria ka zë e peshë të pa tretur.
Vrapojmë pas emrave, sendeve, fitoreve,
si fëmijë pas hijes së vet në muzg,
dhe kur ndalemi për të numëruar gjithçka,
kuptojmë se asgjë s’na përket vërtet,askund.
Në kthim, duart prapë janë bosh,
por shpirti s’është më i pari,
Ai mban plagë që mësuan të flasin,
dashuri që dogjën e ndriçuan njëkohësisht si fari.
Vetëm aty mbetet udha jonë e vërtetë:
në atë që na dhembi, na rriti, na deshi,na poqi,
Sepse njeriu s’ka ç’të marrë me vete,
përveç asaj që u bë brenda tij:-nga Zoti.



